Sondazhi i T7: LVV prin me 50.83 për qind, PDK me 16.94 për qind, pason LDK me 15.97 për qind

Kompania që ka kontraktuar Gazeta Express dhe T7 për të bërë një sondazh në Kosovë, ka dalë me rezultatet e para. Gjatë mbrëmjes së sotme është publikuar edhe një sondazh i ri. Është Klani që e ka publikuar sondazhi e  ri, ku prin VV-j

Në sondazhin e Gazetës Express dhe T7, prin bindshëm Lëvizja Vetëvendosje me pak mbi 50% të votave. E pasuar nga PDK’ja dhe LDK’ja.

Rezultatin e sondazhit e gjeni më poshtë.

VV: 50.83%

PDK: 16.94%

LDK: 15.97%

AAK: 6.98%

Nisma: 2.95%

Gjatë mbrëmjes së sotme është publikuar edhe një sondazh i ri.

Është Klani që e ka publikuar sondazhi e  ri, ku prin VV-ja.VV ka 44%, pasuar nga PDK me mbi 20%, e treta renditet LDK me 17%, e katërta AAK me7.15 dhe Nisma që ka një rritje nga java e kaluar, nga 1.5 %, në mbi 3%.

 

Vjosa Osmani është më e preferuara për pozitën e presidentes

 

Sipas sondazhit të fundit të PIPOS, Vjosa Osmani është më e preferuara për pozitën e presidentes

Në këtë sondazh, i cili është prezantuar ekskluzivisht në Rubikon në Klan Kosova, nga drejtori i PIPOS, Fisnik Halimi, 42% të të anketuarve e kanë zgjedhur Osmanin.

Murat Jashari sipas këtij sondazhi, është radhitur në vendin e dytë me 20.30%, ndërsa me 16.50% është Vlora Çitaku.

Tutje 9.60% prej të anketuarve e preferojnë dikë tjetër (jashtë emrave të përmendur për pozitën e presidentit). Ndërsa 8.70% prej tyre kanë votuar për Ramush Haradinajn dhe Isa Mustafa ka vetëm 3%.

Albin Kurti, më i pëlqyeri nga kosovarët që të jetë kryeministër

 

Ndërkaq, sondazhi i fundit i PIPOS thotë se Albin Kurti, është më i pëlqyeri nga kosovarët që të jetë kryeministër pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Të anketuarit në këtë sondazh i cili u prezantua ekskluzivisht në Klan Kosova, radhitin të parin Kurtin me 49,1 përqind të votave.

I dyti në radhë nga ky sondazh si i preferuar për kryeministër të vendit doli, Enver Hoxhaj nga PDK-ja, i cili mori 21.60 përqind të përgjigjeve të të anketuarve.

Avdullah Hoti, i cili është bartës i listës së LDK-së në këto zgjedhje, është i treti në pyetjen se kush do të duhej të bëhet kryeministër i vendit me një përqindje 18.50.

Tutje 6.10% prej të anketuarve e preferojnë dikë tjetër (jashtë emrave të përmendur për pozitën e kryeministrit). Ndërsa 4.70% prej tyre kanë refuzuar të përgjigjen.

Leave a Comment

Your email address will not be published.