Moti i ngrohtë i ka joshur mijëra qytetarë nga Kosova të udhëtojnë në Shqipëri për të kaluar ditët e fundjavës.
Televizioni A2news raporton se mbi 12 mijë shtetas kosovarë me mbi 4.500 automjete e kanë hyrë në Shqipëri të shtunën paradite. Ata kanë pritur deri në 30 minuta në vendkalimin kufitar në Morinë, ku ka pasur edhe radhë të gjatë automjetesh.
Për të përballuar fluksin e kosovarëve, policia kufitare ka punuar me 5 sportele dhe me procedurë të përshpejtuar, por radha e automjeteve sërish ka qenë shumë e gjatë.
Këtë javë në Shqipëri kanë hyrë rreth 20 mijë shtetas kosovarë.