Anna Frank, të gjithë filmat e frymëzuar nga historia e saj

“Pavarësisht nga gjithçka, unë ende besoj se njerëzit në thelb janë të mirë”. E pamundur që mos qash kur rilexon një nga frazat më të famshme nga ditari më famëkeq në historinë e njerëzimit, Ditari i Anna Frank.

“Dëshira ime më e madhe është të bëhem gazetare dhe më vonë një shkrimtare e famshme. Pas luftës, në çdo rast, kam dëshirë të publikoj një libër me titull “Aneksi i Fshehtë”.

Këto janë fjalët e Anna-s, të shkruara në ditarin e gjetur nga Miep Gies (një nga njerëzit që kishin ndihmuar familjen Frank të fshihej në Amsterdam në strehën e papafingos, mbi një fabrikë erëzash). Ditari u botua nga babai i Anna-s, Otto Frank, kur ai u kthye si i mbijetuari i vetëm nga kampet e përqendrimit.

Ndërkohë këtu janë filmat kinematografikë dhe televizivë (sipas renditjes kronologjike të publikimit), që janë frymëzuar nga historia e saj dhe ditari i çmuar që Anna i la njerëzimit. Duke i dëshmuar njerëzimit se çfarë do të thotë fjala çnjerëzim.

Anna Frank, të gjithë filmat e frymëzuar nga historia e saj

IL DIARIO DI ANNA FRANK (1959)

Regjia e George Stevens. Casti: Millie Perkins, Joseph Schildkraut, Shelley Winters, Gusti Huber, Richard Beymer, Lou Jacobi, Diane Baker.

14 vjet pas vdekjes ë Anna Frank, ky është filmi i parë që tregon historinë e saj në kinema. Bazohet në përshtatjen teatrale të ditarit.

Filmi hapet me Otto Frank, babai i Anna-s dhe Margot, i cili në 1945 kthehet nga kampi i shfarosjes ku u internua. I vetmi i mbijetuar i familjes së tij, ai kthehet në Amsterdam dhe shkon në papafingo ku ishte fshehur me vajzat dhe gruan e tij Edith.

Pikërisht këtu ai gjen ditarin e së bijës, të cilin fillon ta lexojë dhe kujton momentin kur u fshehën në papafingon e një fabrike erëzash me ndihmën e Miep dhe të Kraler, ish-punonjës dhe miq të Otto Frank.

Anna Frank, të gjithë filmat e frymëzuar nga historia e saj

Nga fundi i filmit, kur anëtarët e familjes Frank kuptojë se janë zbuluar, ata presin në heshtje teksa SS heq raftin që çon në strehën e papafingos. Skena e arrestimit nuk tregohet, madje edhe tregimi i detarit përfundon me një re pluhuri të përzier me britmat e nazistëve.

Anna Frank, të gjithë filmat e frymëzuar nga historia e saj

Filmi përfundon me Otto që rilexon ndoshta fjalinë më të famshme në ditar, sigurisht ndër më zemërthyerit pas mendimit: “Pavarësisht nga gjithçka, unë ende besoj se njerëzit në thelb janë të mirë”.

 

Ky film është prezantuar në Festivalin e 12 të Cannes, ka fituar 3 Çmime Oscar, aktorja më e mirë jo protagoniste, fotografia më e mirë b/n, skenografia më e mirë b/n.

ANNE NO NIKKI: ANNE FRANK MONOGATARI (1978)

Anne no nikki: Anne Frank monogatari, është një film i drejtuar nga Eiji Okabe, prodhuar nga Nippon Animation në vitin 1978 dhe ende i pa publikuar në Itali.

Historia është frymëzuar nga ditari i shkruar nga Anna Frank nga 1942 në 1944, gjatë jetës së saj klandestine, e strehuar në papafingo me familjen e saj para se të zbulohej, arrestohej, depërtohej dhe vritej në kampet e shfarosjes naziste.

Në vitin 1995 u prodhua një xhirim nga studio Madhouse, drejtuar nga Akinori Nagaoka, me titull “Anne no nikki”.

THE LAST SEVEN MONTHS OF ANNE FRANK (1988)

“Shtatë muajt e fundit të Anna Frank” është një dokumentar televiziv holandez i drejtuar nga Willy Lindwer.

Ai rigjeneron, siç thotë titulli, shatë muajt e fundit të jetës së Anna-s. Dhe numri 7 është gjithashtu edhe numri i shtatë grave të intervistuara. Të gjitha të burgosura me Anna-n në kampin transit të Westerbork dhe kampet e përqendrimit të Auschwitz dhe Bergen-Belsen. Ato janë njerëzit e fundit që kanë mundur ta shohin Anna-n të gjallë.

Ky dokumentar ka fituar një çmim Ndërkombëtar Emmy Award dhe intervistat e përfshira në të u botuan në vitin 1992 në librin me të njëjtin titull nga Willy Lindwer.

THE ATTIC – THE HIDING OF ANNE FRANK (1988)

Është një film televiziv i bazuar në librin e Miep Gies “Anne Frank Remembered”, drejtuar nga John Erman. Ky film tregon historinë e Anna Frank dhe familjes së saj, duke u fshehur në strehën e papafingos, ku ata përfundimisht do të zbulohen, arrestohen dhe më pas do të dëbohen.

ANNE FRANK REMEMBERED (1995)

Është një dokumentar britanik i vitit 1995, i drejtuar nga Jon Blair, ku merr çmimin Oscar për Dokumentarin më të Mirë.

Dokumentari është prodhuar në bashkëpunim me Anne Frank House, Disney Channel dhe BBC. Ka si narrator aktorin dhe regjisorin, Kenneth Branagh dhe sheh aktoren Glenn Close, duke lexuar fragmente nga ditari i Anna-s.

Ky dokumentar tregon jetën, historinë dhe vdekjen tragjike të Anna-s dhe pjesës tjetër të familjes së saj, me përjashtim të babait Otto, i cili ishte i mbijetuari i vetëm dhe më pas botoi ditarin e vajzës së tij.

MI RICORDO ANNA FRANK (2010)

Regjia: Alberto Negrin. Casti: Rosabell Laurenti Sellers, Emilio Solfrizzi, Moni Ovadia

Është një film televiziv, subjekti i të cilit është bazuar në librin “Mbaj mend Anna Frank – refleksionet e një shoqeje të fëmijërisë nga Alison Lesle Gold”, shkruar nga Alberto Negrin dhe Gabriella Schina.

Filmi tregon për miqësinë e Hanneli Goslar dhe Anna Frank dhe për momentin kur, vetëm pas përfundimit të luftës, shoqja më e mirë e Anna-s do të zbulojë se ajo nuk mbijetoi.

Vetë Otto Frank do t’i tregojë asaj, duke shkuar për ta vizituar në spital. Kështu Otto bëhet babai birësues i Hannelit dhe do ta ndihmojë atë që të fillojë një jetë të re.

DAS TAGEBUCH DER ANNE FRANK (2016)

Është një film i drejtuar nga Hans Steinbichler në vitin 2016. Filmi është një përshtatje filmike e Ditarit të Anna Frank, që tregon për vitet e saj në Frankfurt kur ajo ishte një fëmijë i lumtur. Pastaj vazhdon me  tregimin kur lëvizi në Amsterdam dhe jetën e fshehur në papafingo, e deri në vdekjen e saj në kampin e përqendrimit.

ANNEF RANK. VITE PARALLELE (2019)

Regjia e Sabina Fedeli e Anna Migotto. Casti: Helen Mirren, Martina Gatti, Arianna Szöréni, Sarah Lichtszesin-Montard, Helga Weiss

Aktorja fituese e çmimit Oscar, Helen Mirren, gjurmon jetën e saj përmes faqeve të ditarit të Anna Frank, duke rrëfyer paralelisht edhe jetën e 5 grave, të cilat kur ishin fëmijë dhe adoleshente, u dëbuan në kampe përqendrimi por i mbijetuan Holokaustit.

Në kampin e përqendrimit (ani një qendër dokumentacioni) të Bergen-Belsen, në Gjermani, ndodhen varret e Anna Frank (1929-1945) dhe motrës së saj Margot (1926-1945).

Katerine, një vajzë e re, do të largohet vetëm për një udhëtim në vendet e kujtesës hebraike duke ndaluar në kryeqytete të ndryshme evropiane. Protagonistja vazhdimisht dialogun me ditarin që Anna shkroi ndërsa ishte e fshehu në një strehë në Amsterdam, para se të dëbohen në Bergen-Belsen ku edhe do të vdiste.

Leave a Comment

Your email address will not be published.