Kordelet e kuqe anembanë Kosovës, simbol kundër tiranisë apo i diktaturës?

“Kordelet e kuqe në botë sot janë simbol kundër tiranisë”, kështu është shprehur profesoresha, Majlinda Bregasi. Ajo përmes një postimi në Facebook ka reaguar për këto kordele të vendosura nga LVV, ku kanë nxitur mjaft debat.

Bregasi ka shkruar se kordelet e kuqe për një shqiptar që e ka përjetuar diktaturën e Enver Hoxhes, simbolizojnë poshtërimun e njerut në emër të diktatyrës së proletariatit, por megjithatë në botë ato janë simbol i rezistencës.

“Kordelet e kuqe per nje shqiptar qe ka perjetuar diktaturen e Enver Hoxhes simbolizojne poshterimin e njeriut ne emer te diktatures se proletariatit, edhe pse fillimisht ishin simbol i rezistences. Kordelet e kuqe ne bote sot jane simbol kunder tiranise”, ka shkruar Bregasi.

“Ndoshta une kam kufizime mendore, por sinqerisht nuk e kuptoj domethenien e tyre sot ne Kosove. LVV do ishte mire ta shpjegonte simboliken edhe per ne mediokrit”, shton tutje ajo.

Leave a Comment

Your email address will not be published.