Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme online ka marrë vendime për lehtësim të masave për COVID-19. Në këtë mbledhje është vendosur që të hiqet ora policore.
“Kryesorja është që hiqet ora policore në zonat e kuqe. Operatorët ekonomik punojnë deri në orën 22:00. Studentët i kthehen ligjeratave në fakultet, hiqet opsioni online”, ka thënë zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku
Në masat e reja parashihet të zgjatet orari i lëvizjes së qytetarëve.
Në komunat me rrezik të ulët operatorët ekonomik do të lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00, qendrat tregtare lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00, shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00. Transporti publik do të lejohet të punoj duke shfrytëzuar 50 të kapaciteteve.
Të komunat me rrezik të mesëm operatorët po ashtu do të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00, Qendrat tregtare do të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00 shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00.
Në komunat me rrezik të lartë po ashtu operatorët ekonomik do të lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00, Qendrat tregtare do të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00 shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00.