Në sondazhin e realizuar nga Albanian Post, në bashkëpunim me Institutin “Gani Bobi”, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2021 ka vendosur në vendin e parë Lëvizjen Vetëvendosje me 53 për qind.
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka bërë të ditur se deri në ora 19:00 kanë votuar 46.76 % e qytetarë.
Të drejt vote në këto zgjedhje të jashtëzakonshme patën 1 milion e 794 mijë e 862 votues.
Në sondazhin e realizuar nga Albanian Post, në bashkëpunim me Institutin “Gani Bobi”, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2021 ka vendosur në vendin e parë Lëvizjen Vetëvendosje me 53 për qind.
Baton Haxhiu i cili ka prezantuar këtë sondazh në Kanal 10 ka thënë se sipas këtij sondazhi LVV merr 53 %, LDK 17 %, PDK 20 %, AAK 7% dhe NISMA 2 %.
Sondazhi ka pasur mostër prej 2 mijë e 500 anketa, prej të cilëve vetëm afërsisht 35 persona nuk janë përgjigjur.
Haxhiu ka treguar se 40 % e respondentëve janë nga fshatrat, 40% në qyteza dhe 20 % në qytete.