Blinken: Njohja reciproke Kosovë – Serbi kërkon kompromis nga dyja palët

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka përgëzuar qytetarët serbë për ditën e shtetit.

Në urim nga ana e sekretarit të Shtetit i është përsëritur Serbisë kërkesa e presidentit, Joe Biden, për njohje reciproke me Kosovën.

Blinken tha se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për zhvillimin e një aleance të gjatë midis dy vendeve.

Ai theksoi marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Kosovën, duke përmendur një kompromis që do të kërkohet nga të dy palët për arritjen e njohjes reciproke.

“Departamenti i Shtetit mirëpret përpjekjet që çojnë në krijimin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që synon njohjen e ndërsjellë do të kërkojë fleksibilitet dhe gatishmëri për kompromis nga të dy palët”.

Javën e kaluar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, me rastin e 15 shkurtit Ditës së Shtetit të Serbisë.

Përpos urimit në letër kishte edhe një kërkesë për njohjen reciproke mes Serbisë dhe Kosovës.

Leave a Comment

Your email address will not be published.