Beyer për 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës kërkon liberalizim të menjëhershëm të vizave

Raportuesi i Kosovës në Këshillin e Evropës, Peter Beyer, ka uruar Kosovën në 13-vjetorin e pavarësisë duke kërkuar liberalizimin e menjëhershëm të vizave për shtetasit e Kosovës.

“Siç ka thënë ambasadori Wolfgang Ischinger: ‘Ta bëjmë tani! Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është premtim i papërmbushur i Bashkimit Evropian. Ka shumë vonesë – kredibiliteti i BE-së është në rrezik” – me këtë pajtohem plotësisht dhe mund të shtoj: S’ka më justifikime koti. Liberalizoni vizat tash!” ka shkruar ai në Facebook.

Leave a Comment

Your email address will not be published.