BEOGRADIT NUK I PËLQEN QASJA E KURTIT NDAJ DIALOGUT

“Cilësia e jetës së të gjithë qytetarëve në Kosovë varet nga dialogu me Beogradin, dhe kjo është arsyeja pse unë u befasova nga deklarata e udhëheqësit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, se dialogu është vetëm në vendin e gjashtë ose të shtatë të prioriteteve të tij”, tha kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq sot, raporton Tanjug.

Bërnabiq tha se “çdo politikan pragmatik mendon së pari për cilësinë e jetës së qytetarëve”.

“Nuk ka asnjë perspektivë, as evropiane dhe as ekonomike pa marrëveshje me Beogradin”, tha Bërnabiq për TV Happy.

Bërnabiq deklaroi se varet nga dialogu nëse dikush do të investojë në Kosovë dhe do të krijojë vende të reja pune dhe deklaroi se askush nuk do të investojë atje ku ka paqëndrueshmëri dhe të ardhme të pasigurt.

“Për shkak të gjithë kësaj, deklarata e Kurtit nuk është e qartë për mua, por mbase unë jam shumë pragmatike”, tha Bërnabiq, duke shtuar se do të ishte “prioriteti numër një” për të dhe se është parakusht që situata në Kosovë të përmirësohet.
Në anën tjetër, edhe presidnenti serb,  Aleksandar Vuçiq, ka thënë gjatë një ceremonie në kryeqytetin serb se Serbia do të ruaj interesat e saj në dialogun me Kosovën, pavarësisht që sipas tij, situate është mjaft e pa shpresë. Vuçiq tha se shteti i tij është I gatshëm për bisedime dhe për të dialogu është gjëja më e rëndësishme.

“Nuk kam përgjigjen e duhur. E shoh që edhe cështjet tona të brendshme i zgjidh Albin Kurti, i cili është bërë i ndjeshem dhe flet se si duhet të duket Serbia, kush duhet të jetë në pushtet dhe gjëra të tjera. Të gjithë janë të zgjuar dhe të fortë, por ne heshtim dhe e dimë se cilat janë interesat tona”. 

Vuçiq është përgjigjur në mundësinë e një formati të ri të dialogut të inicuar nga SHBA dhe Bashkimi Evropian, duke thënë që shqiptarët nuk janë të interesuar për dialog.

“Përfaqësuesit serb nuk janë ata që nuk marrin 0.65 për qind, por ata që i marrin 95 për qind. Janë munduar ata që të instalojnë serbët e tyre, por e jona është të luftojmë për popullin tonë, shtetin tonë. Për ne gjithcka është e vështirë, kurse ata thonë që për ta është e lehtë. Do ta shohim sa e lehtë”.

Vuçiqi ka folur edhe për faktin se Kurti thotë se nuk është i interesuar për dialog me Beogradin , më shumë sesa me serbët në Kosovë.

“Nëse nuk u intereson, nuk u intereson. Nuk janë përfaqësues të serbëve të Kosovës ata që fitojnë 0.62 për qind apo 2-3 për qind, por ata që fitojnë 95 për qind. Kanë provuar në çdo mënyrë të instalonin serbët me të cilët duan të bisedojnë, nga Nenad Rashiqi e te Rada Trajkoviqi, por nuk u eci për dore. Mund të blini dikë, por nuk mund të blini 95 për qind të njerëzve.

Mendojmë se dialogu është i rëndësishëm, mendojmë se bisedimet janë shumë të rëndësishme. Ata që mendojnë se bisedimet nuk janë të nevojshme e do të zgjidhin problemet e tyre në atë mënyrë, nuk kam asnjë problem me këtë. Të zgjidhin ata punët e tyre e ne do të zgjidhim punët tona”, ka thënë Vuçiq, ndërsa ka shtuar se për Serbinë situata është jashtëzakonisht e vështirë dhe thuajse e pashpresë.

 

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.