Ushtruesi i detyrës së kreut të PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili në zgjedhjet e fundit, ishte edhe kandidat për kryeministër, po thotë se subjekti i tij nuk ka votë blanko për presidentin.
“Nuk ka votë blanko për presidentin nëse nuk na fton Kurti në takim për të zgjedhur kandidat konsenusal”, tha Hoxhaj.
Ai deklaroi se e kanë marrë me shumë seriozitet rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, dhe atë si mesazh të qartë të qytetarëve, ndaj do të rikthehen me reforma.
“Rezultatin e zgjedhjeve ne e kemi marrë shumë seriozisht si parti politike dhe këtë rënien në votë, e kemi marrë si mesazh shumë të qartë të qytetarëve”, tha ai.