Sa para kanë mbetur në rezervat e shtetit të Kosovës?

Në thesarin e shtetit aktualisht gjenden vetëm 699 mijë e 535 euro si rezerva shtetërore. Muharrem Shahini, nga Zyra për Komunikim Publik në Ministrinë e Financave, për Buletinin Ekonomik pohoi se rezervat e shtetit nuk e mbërrijnë as shifrën e 1 milionëshit.

 

“Në programin buxhetor shpenzimet e paparashikuara, gjendja e tanishme është si vijon: Buxheti për Investime Kapitale është 1.000.000 euro dhe rezervat shtetërore janë 699. 535 euro.”

Zbrazja e fondit për rezerva shtetërore ishte bërë gjatë qeverisjes Haradinaj, por fondi nuk është ‘rikuperuar’ as tash kur jemi në vitin 2021.
Nga 4.8 milionë eurot e rezervave shtetërore, Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro për realizimin e aktiviteteve të shënimit të 11-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, 300 mijë euro për Delegacionin shtetëror të Kosovës për procesin e dialogut me Serbinë, 143 mijë euro mbështetje për ekipin olimpik të Xhudos “Ippon” në Pejë dhe 112 mijë euro për rregullimin e këndit të fëmijëve dhe Parkut të Paqes në Preshevë.

Ekspertë për çështje ekonomike konsiderojnë se vendimet e tilla të Qeverisë për shpenzimin e mjeteve në destinim tjetër nga ajo që e përcakton ligji, është mungesë e kulturës së menaxhimit të mjeteve buxhetore.

Mejdi Bektashi, profesor në Universitetin e Prishtinës, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se të gjitha këto aktivitete, për të cilat janë ndarë mjetet nga rezervat buxhetore, ka pasur mundësi të parashikohen më herët dhe të hyjnë në kuadër të linjave tjera buxhetore.

Leave a Comment

Your email address will not be published.