Sot shënojmë një datë të rëndësishme në historinë më të re të Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi. Para 40 viteve, konkretisht më 11 Mars 1981, rinia progresive studentore e Kosovës përmbysi një realitet të kalbur politik që e kishte instaluar nomenklautura e vjetër komuniste jugosllave dhe hapi perspektivat për një hov të ri të zhvillimit shoqëror e kombëtar.
Demonstrat e 11 Marsit të vitit 1981 janë fara e një bime që do të lëshojë rrënjë nëndërgjegjen kolektive të shqiptarëve, për t’u shndërruar në kopsht gjikant si kurorë lavdie mbi shtetin e Kosovës.
Sakrificat e panumërta të shqiptarëve morën trajtën e duhur vetëm atëherë kur kerkesat e drejta të rinisë studentore u bënë kambana alarmi në kancelaritë ndëkombëtare.
Pas demoinstratave të 11 marsit të vitit 1981, koha e shqiptarëve filloi ta matet me ritmin e ngjarjeve që sollën kushtrimin për liri të Ushtrisë Clrimtare të Kosovës, dhe ndryshim radikal të statusit politik e shtetëtëror të Kosovës.
Tash Kosova është shtet i pavarur dhe kjo paraqet të arritur të përbashkët të gjeneratave që sakrifikuan gjithçka të shtrenjtë që patën. Me demonstrat e 81 -shit këto sakrifica morën kahjen e duhur për t’u kurorezuar me luftën çlirimtare të viteve 1998/99.
Mehmet Prishtin