Ja sa ulëse morën partitë në Kuvendin e Kosovës

KQZ’ja ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën më 14 shkurt, ku fituese e këtyre zgjedhjeve doli bindshëm Lëvizja Vetëvendosje, e cila kaloi mbi 50 për qind të votave.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka bërë të ditur për ulëset që i kanë siguruar të gjitha partitë.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vetëvendosje doli me 50.28 për qind të votave, PDK-ja me 17.09 për qind, LDK-ja me 12.73 për qind, AAK-ja me 7.11 për qind dhe Lista Serbe me 7.11 për qind.

Pas vendimit të Gjykatës Supremes, Komuniteti i Bashkuar-Adrijana Hoxhiq nuk ka fituar mandat në Kuvend dhe një deputet i është hequr Iniciativës Rome parti këto që kishin fituar vota për komunitetet e tyre me ndihmën e Listës Serbe në komunat me shumicë serbe.

Në vend të Adrijana Hoxhiq në Kuvend është futur Duda Balje nga Unioni Social Demokrat.
Komunitetet pakicë pas certifikimit të rezultateve do të kenë këtë përbërje në Kuvend: Kosova Demokratik Partisi (KDTP) 6.496 vota apo 0.745 për qind, dy ulëse të deputetit në Kuvend. Koalicioni VAKAT 5.366 vota apo 0.616 për qind, një ulëse. Iniciativa e Re demokratike e Kosovës 3.305 vota apo 0.379 për qind, një ulëse.Nova Demokratska Stranka (NDS) 2.885 vota apo 0.331 për qind, një ulëse. Romani Iniciativa 3.172 vota apo 0.364 për qind, ulëse. Nova Demokrasta Stranka (SDU) 2.549 vota apo 0.292 për qind, një ulëse. Romani Iniciativa 3.172 vota apo 0.364 për qind, ulëse. Nova Demokrasta Stranka (SDU) 2.549 vota apo 0.292 për qind, një ulëse.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog,  ka përshëndetur certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ai e ka vlerësuar mënyrën e shpejtë të certifikimit nga ana e KQZ-së dhe ka bërë thirrje që institucionet të formohen sa më shpejt.

“Vlerësoj faktin se Komisioni Qendror Zgjedhor ishte në gjendje të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në më pak se 1 muaj pas ditës së zgjedhjeve. Pres që institucionet e Kosovës (Parlamenti, Qeveria dhe Presidenti) të themelohen sa më shpejtë dhe të fillojnë punën për të mirën e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.