KUSH E DEKRETOI HAPJEN E AMBASADËS NË JERUSALEM?

Nga zyra e presidentes në detyrë, Vjosa Osmani, kanë reaguar pas hapjes zyrtare të Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, përcjell Insajderi. Bekim Kupina, këshilltar i Osmanit, ka thënë se hapja e kësaj ambasade është bërë me dekret të ish-presidentit, Hashim Thaçi.

“Sqarim për media: Hapja e Ambasadës së Kosovës në Izrael nuk është bërë me dekretin e u.d. Presidentes Vjosa Osmani, por me dekret të ish-Presidentit Thaçi. Dekreti me numër 155/2020, i datës 27 tetor 2020 për hapjen e kësaj Ambasade është nënshkruar nga ish-Presidenti, Hashim Thaçi, me kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme për hapje të ambasadës me seli në Jerusalem.

Pra, dekreti për hapjen e kësaj Ambasade është përpara se Vjosa Osmani ta marrë detyrën e u.d. Presidentes”, ka shkruar Kupina në llogarinë e tij në Facebook.

Sqarimi i tij ka ardhur pas reagimeve kundër hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Në anën tjetër, në dekretin e nënshkruar nga Thaçi, e të cilin e ka siguruar Periskopi, thuhet se megjithëse ai dekretonte hapjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael, nuk përcaktonte Jerusalemin si lokacionin ku do të vendosej ajo.


Dekreti i presidentit/es kërkohet për hapjen e çdo ambasade të Kosovës.

Çështja nëse ambasada duhej të vendosej në Jerusalem apo Tel Aviv ka qenë më e nxehta në javët e fundit.

Kryeministri në ardhje, Albin Kurti, ka thënë se do ta shqyrtojë se ku do ta vendos Ambasadën – por, derisa ai po merrej me shqyrtimin në fjalë, të hënën më 14 mars, ajo u përurua nga diplomatja Ines Demiri.

Në dekretin në fjalë, shkruhet si vijon:

1.Themelohet misioni diplomatik i Republikës së Kosovës në Shtetin e Izraelit 2.Udhëzohet Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës që të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij Dekreti. 3.Dekreti hyn në fuqi në datën e nënshkrimit.

 

Bashkimi Evropian të hënën ka shprehur keqardhje për këtë vendim të Kosovës, pas sipas tyre “nuk është në vijë me qëndrimet e BE-së”.

Kundër këtij vendimi janë deklaruar edhe shtetet si: Turqia, Jordania e Palestina.

Leave a Comment

Your email address will not be published.