Shqipëria do të vaksinojë 500 mjekë dhe infermierë në Kosovë

Ditë më pare, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte përsëritur premtimin se Kosovës do t’i dhurohen vaksina kundër COVID-19.

500 mjekë dhe infermierë të spitaleve Covid në Kosovë së shpejti do të marrin vaksinat anti-Covid. Lajmin e ka publikuar kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla, përmes një statusi në Facebook. Ai ka shkruar se e ka marrë konfirmimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për sigurimin e 500 dozave për mjekët e Kosovës, të cilët do të vaksinohen në Kukës.

“… pas shumë përpjekjeve, sot kam marrë një telefonatw nga Kryeministri i Shqipërisë, Zoti EDI RAMA, i cili më konfirmoj sigurimin e vaksinave të para për punëtorët shëndetsorë të cilat do t’i marrin në Kukës. Fillimisht numri i tyre është rreth 500 doza. Federata, së bashku me menaxhmentin, nga sonte ka filluar të përpilojmë listat , kuptohet së pari për punëtorët që janë në vijën e parë të frontit me Covid 19.Po ashtu, nesë,r Unë, si përfaqësuses i punëtorëve të shëndetësisë së Kosovës do të shkoj në Tiranë për detajet teknike, me qëllim të realizimit të këtij procesi. “, ka shkruar Syla.

Ditë më pare, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte përsëritur premtimin se Kosovës do t’i dhurohen vaksina kundër COVID-19.

“Jemi gati nga dita e nesërme të organizohemi, së bashku me Kosovën për tu dhënë mundësi mjekëve dhe infermierrëve të spitaleve Covid duke filluar nga spitali Covid i Prishtinës që të vijnë dhe vaksinohen në Kukës. I presim me shumë kënaqësi vëllazërisht që nesër, do të rilidhemi me strukturat përkatëse atje, Ministrin aktual të  Shëndetësisë për ta bërë këtë të mundur nëse dëshirojnë por nuk mendoj se do të ketë mungesë dëshire pasi do të ishte shumë e rëndësishme që edhe në Kosovë të thyhet kjo pengesë e tmerrshme e mungesës së dozës së parë dhe më tutje shpresoj që edhe Kosova të ketë dozat e saj” deklaroi Rama me 12 mars.

Leave a Comment

Your email address will not be published.