Parlamenti Evropian kërkon hetim të pavarur për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Serbi

Deputetët e Parlamentit Europian Viola von Cramon, Tonino Picula, Demetris Papadakis dhe Klemen Groshelj, dhe të tjerë të cilët pritet të bashkangjiten, njëzëri kanë kërkuar hetim të pavarur dhe të detajuar për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Serbi.

Pasivizimi i adresave të qytetarëve shqiptarë në Medvegjë më në fund ka zënë vend në Parlamentin Europian, e gjithë kjo vjenë falë kontributit të aktivisteve me pregaditje të lartë akademike të cilët gravitojnë në AFEDS  dhe punes se tyre ekipore.

Dr. Flora Ferati

Angazhimi profesional e politik i drejtuesit të AFEDS Muharrem Salihut dhe bashkëpunëtorëve të tij si dhe mbështetja e duhur në qarqet diplomatike evropiane ka bërë që pasivizimi i adresave të shqiptarëve, veçmas të komunës së Medvegjës dhe Malësisë së Bujanocit të bëhet temë diskutimi në instancat më të larta evropiane, gjegjësisht në Parlamentin Evropian.

Mr. Muharrem Salihu ne takim me ministrin Gent Cakaj

Drejtuesi AFEDS Muharrem Salihu i ka thënë LajmiAl, se ndjehet i lumtur që përpjekjet e tijë kohëve të fundit për ndërkombëtarizimin e pasivizimit të adresave po prodhon rezultatet e para. “Më vjen mirë që perpjekja jonë e viteve të fundit, për të ndërkombëtarizuar dramën e pasivizimit të adresave që në Medvegjë ka arritur kulmin, po prodhon rezultatet e para.

Mos prisni të marr merita, dhe as të shpërndaj mirënjohje për “shakaxhinjtë e përparimit”, apo  “gjelat e patriotizmit të rrejshëm”, që nga qymeze të quajtur parti, vetëm dëmtojnë.

Nuk dua as të dekonspiroj rrjetin e miqve ndërkombëtarë të Medvegjës, zinxhirin e institucioneve me të cilët ne si AFEDS jemi në lidhje të pandërprerë, që nga Kongresi Amerikan, Komisioni i Venecias, OSBE, Bashkimi Europian, duke përfunduar tek Parlamenti Europian” është shprehur Salihu.

Drejtuesi i AFEDS gjithashtu ka potencuar disa fakte, që sipas tij, nuk ngjajnë me rrahje gjokset në klubet e kotësisë sonë kombëtare:

1)      E vërteta për dramën tonë nuk mbrohet me fjalë patriotike brenda qypit, por me dokumenta juridikë, me dëshmi, me prova si në një gjyq. Në gjyqin e së vërtetës përballë një shteti të stërvitur në dekada, kryesisht në kurrizin tonë për të bërë krime perfekte apo dhe të përgjakshme. Kjo mbrojtje është e kushtueshme, njëjtë sikur në gjykatë të marrësh avokatin më të mirë. Ne kemi nevojë për avokatin më të mirë !!! pra publikimi boterisht i të vërtetës sonë, kushton!

Ne po e perballojme këtë kosto në baza vullnetare, me mjete finaciare, kohë dhe kontribute intelektuale!

2)      Makineria e të vërtetës vetëm sa ka filluar të levizë. Nuk mbyllet me Parlamentin europian. Beteja finale e së vërtetës është kur të investohen kancelaritë e mëdha, apo Gjykata Europiane! Çka po bën Parlamenti europian ndihmon për këto objektiva!

3)      Shqiperia, Kosova, për aq sa mundet dhe Maqedonia duhet të jemi bashkë në denoncimin e dramës sonë sot që nuk duhet të shnderrohet në tragjedi nesër. Jo me shou vizitash patriotike, por me strategji afatgjatë, me konsistencë dhe askund lëshime.

4)      Reciprociteti sot vendoset në Medvegje. Jo me represion të palës tjetër, por me mbrojtje të bashkëvendasve të mi. Ne nuk mund të jemi në difensivë nga makineria serbe e propagandës, por proaktivë!” është drejtuesi i AFEDS-it  për portalin LajmiAl.

Iniciativa nga eurodeputetët në Parlamentin Europian për të nisur një hetim të pavarur mbi pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës mund të konsiderohet proseci më i rëndësishëm diplomatic  në arënën ndërkombëtarë pas atij të UÇPMB-së dhe konflikteve të armatosura, në Luginë të Preshevës.

Leave a Comment

Your email address will not be published.