Presidenti në detyrë dhe Kryetari i Kuvendit në Kosovë, Glauk Konjufca ka deklaruar se qeveria e Kosovës do të padisë Serbinë për gjenocid. Konjufca ka thënë se pa paditur Serbinë për gjenocidin që ka bërë, nuk do të ketë dialog. Ndërkohë që në dialog Kosova do të kërkojë të gjitha të drejtat e saj.
“Qeveria që ka ardhur në krye me kryeministrin Albin Kurti ka premtuar se do t’ia bëjë së pari një padi për gjenocid shtetit të Serbisë kjo do të ndodhë e para e pastaj edhe për çdo fazë që të jemi të përgatitur që ne t’i kërkojmë të drejtat tona duke filluar ne dialogun me Serbinë e në të gjitha fazat e tjera në shtet ndërtimin e Kosovës”, tha Konjufca.
Serbia në vitet 1998-1999 ka sulmuar Kosovën për shkak të kryengritjes që kjo e fundit bëri për pavarësi. Nga luftimet e atëherëshme shumë persona kanë humbur jetën, përfshi edhe komandantë të UÇK-së. Sulmi i Serbisë ndaj Kosovës mbaroi falë ndërhyrjës që bëri SHBA-ja dhe NATO.