A do ketë trazira pas pandemisë, çfarë na mëson historia mbi “vdekjet e zeza”?!

Siç e thekson edhe Tuhman “Vdekja e Zezë”, mund të ketë qenë fillimi i panjohur i njeriut modern, dhe pararendëse të Rilindjes, Reformacionit dhe Iluminizmit që do të vinin shekujt pasardhës. Dhe një nga leksionet më të qarta të asaj kohe:rritja e fuqisë së krahut të punës, në kurriz të kapitalit.

 

Kur pandemia e murtajës (e njohur si Vdekja e Zezë), u përhap në Evropë gjatë viteve 1348- 1349, punëtorët në mbarë kontinentin zbuluan për herë të parë në jetën e tyre se e kishin njëfare fuqie. Punëtorët e tekstilit në Shën Omer të Francës Veriore, kërkuan dhe iu pranua 3 herë rritja e njëpasnjëshme e pagës, brenda 1 viti nga kalimi i sëmundjes vdekjeprurëse.

Shumë punëtorë përfituan paga më të larta, me më pak orë punë në ditë. Kur qeveria franceze tentoi t’i plotësojë këto kërkesa në vitin 1351, ajo lejoi sërish një ngritje të pagave me më shumë se 1/3 se niveli i tyre para murtajës.

Ndërkohë në vitin 1352, parlamenti anglez – që në vitin 1349 kishte miratuar një ligj që e kufizonte pagën jo më shumë se sa niveli para murtajës – po ndërmerrte veprime kundër punëdhënësve, që ndërkohë kishin 2-fishuar ose 3-fishuar pagat e punëtorëve.

Këto të dhëna vijnë nga një vepër mjeshtërore historike, që përshkruan mjerimet e Evropës në shekullin XIV e historianes Barbara Tuhman “Një pasqyrë e largët”. I botuar në vitin 1978, kur ajo mendoi se reflektonte mjerimet bashkëkohore të viteve 1970, ky libër është bërë sërish popullor, teksa studiuesit nga të gjitha disiplinat po shqyrtojnë historinë e pandemive të kaluara, për të kuptuar të ardhmen që na pret pas largimit të Covid-19.

Falë librave të tilla, ne zbulojmë se pandemitë, e kanë formuar civilizimin tonë. Madje ka edhe argument, që ato kanë ndikuar në ndryshimet pozitive që kanë ndodhur më pas. Vdekja e Zezë, që u shfaq kur Kisha Katolike ishte përfshirë në një konflikt të ashpër të brendshëm, ndryshoi qëndrimin e njerëzve ndaj fesë, duke i bërë evropianët më të gatshëm t’u nënshtroheshin autoriteteve.

Siç e thekson edhe Tuhman “Vdekja e Zezë”, mund të ketë qenë fillimi i panjohur i njeriut modern, dhe pararendëse të Rilindjes, Reformacionit dhe Iluminizmit që do të vinin shekujt pasardhës. Dhe një nga leksionet më të qarta të asaj kohe:rritja e fuqisë së krahut të punës, në kurriz të kapitalit.

Leave a Comment

Your email address will not be published.