Këta janë personat e parë që do të vaksinohen në Kosovë

Sot Kosova do të furnizohet me vaksinat Anti-COVID të AstraZenecas nga COVAX. Ata që do të vaksinohen të parët me to do të jenë punëtorët shëndetësorë në vend.

Kosova sot pritet të furnizohet me 24 mijë doza të vaksinës Anti-COVID. Ndonëse nga Ministria e Shëndetësisë është thënë disa herë se Kosova ka plotësuar kriteret për furnizim me vaksina, vendi është një ndër vendet e fundit që po furnizohet sot me vaksina.
Nga 100 mijë e 800 doza të vaksinave të premtuara në raundin e parë të furnizimit, sot Kosova do të furnizohet me 24 mijë doza.

Pjesa tjetër e tyre është premtuar të vie deri në muajin maj.

Me ardhjen e vaksinave, ata që do të vaksinohen të parët do të jenë një pjesë e punëtorëve shëndetësorë, personave të moshuar mbi 80 vjeç dhe të moshuarve dhe qytetarëve me sëmundje kronike.
Pjesa tjetër e qytetarve, do të vaksinohet me vaksinat tjera që pritet të vinë deri në muajin maj.

Ndërsa, në disa komuna tashmë janë bërë edhe përgatitjet për vaksinimin e qytetarëve.Në Prishtinë është përgatitur salla “1 Tetori” si qendër për vaksinim, ku pritet të vaksinohen edhe punëtorët shëndetësorë.

Kurse në komunat tjera vaksinimi do të kryhet në Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Me ardhjen e furnizimit me vaksina nga COVAX, kryeministri i vendit, Albin Kurti, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave kundër COVID-19. Ky kontingjent është mundësuar nga organizata UNICEF, nëpërmjet programit COVAX.

Kujtojmë që në mungesë të vaksinës, Shqipëria deri më tani ka vaksinuar rreth 500 punëtorë shëndetësorë të Kosovës me vaksinën e AstraZenecas.

Leave a Comment

Your email address will not be published.