Kur gjithçka ishte gati për thirrjen e seancës është shfaqur një problem i madh. Disa deputetë të LVV-së kanë filluar të shprehin pakënaqësi brenda Grupit Parlamentar që është mbajtur dje. Ata janë shprehur kundër pozitave të ndara me listën Guxo të Vjosa Osmanit në Qeveri dhe kanë paralajmëruar se mund të mos marrin pjesë në votim për presidenten e re.
Ende nuk është qartësuar nëse nesër ose javën tjetër do të mbahet seanca për votimin e zgjedhjen e presidentit të ri.
Ajo çka tashmë është qartësuar është që LDK-ja ka marrë vendim të jetë pjesë e procesit për votimin e kandidates për presidente, Vjosa Osmani.
LDK-ja ka gjithsej 15 deputetë, ndërsa e paqartë ka qenë deri tash vota dhe prezenca e deputetëve, Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanaj.
Telegrafi merr vesh nga burime të afërta me këta deputetë që të njëjtit do të jenë në sallë.
Gjithashtu Telegrafi mëson se Vjosa Osmanin do ta votojë edhe Behgjet Pacolli, ndërsa Lista Serbe ka deklaruar se do të qëndrojnë në sallë, por nuk do të votojnë për Osmanin.
Por kur gjithçka ishte gati për thirrjen e seancës është shfaqur një problem i madh. Disa deputetë të LVV-së kanë filluar të shprehin pakënaqësi brenda Grupit Parlamentar që është mbajtur dje.
Ata janë shprehur kundër pozitave të ndara me listën Guxo të Vjosa Osmanit në Qeveri dhe kanë paralajmëruar se mund të mos marrin pjesë në votim për presidenten e re.
Disa deputetë nga LVV kanë shprehur rezerva e kundërshtime ndaj Vjosa Osmanit dhe Kurti ka ftuar një takim të veçantë me ta para votimit.
Ndryshe, PDK-ja e AAK-ja kanë deklaruar se janë kundër zgjedhjes së Osmanit si presidente. Kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, ka thënë se kjo parti nuk e mbështet Osmanin, sepse ajo është kandidate e Albin Kurtit.