Nis protesta para rektoratit për shkarkimin e Ardian Kastratit

“UP seksiste”, “Seksistat jashtë”, janë dy nga parullat që po i mbajnë në duar protestutesit të cilët po protestojnë para Rektoratit për shkarkimin e Ardian Kastratit – profesor universitar në Univeristetin e Prishtinës dhe deputet i PDK-së.

 

Protesta po përcillet me vëmendje të madhe nga mediat, ndërsa drejtuesit e saj akoma nuk janë prononcuar për media.
Ndërkohë, shkarkimi i Kastratit po kërkohet edhe me anë të dy peticioneve online. Tashmë të nënshkruara nga mijëra qytetarë.

Për gjuhën e tij nuk është deklaruar akoma askush nga PDK, gjithashtu as Ardian Kastrati nuk i është përgjigjur thirrjeve të Gazetës Express.

Rektorati i Universitetit të Prishtinës është distancuar nga gjuha e profesorit Ardian Kastrati.

Reagimi i UP-së është publikuar në ueb faqen e tyre, teksa e dënojnë fuqishëm gjuhën e përdorur nga ai dhe paralajmërohet se rasti do të trajtohet në përputhje me ligjet në fuqi.

“Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” njofton se ka ndjekur me shqetësim situatën e krijuar si pasojë e një shkrimi të publikuar dje në llogarinë e tij në facebook nga z. Ardian Kastrati, profesor asistent në Fakultetin Filozofik të UP-së.

Universiteti i Prishtinës ka mirëpritur krijimin e institucioneve të reja dhe shpreson në stabilizimin e rrethanave politike në vend. Por, në situatën e krijuar nga rasti i lartpërmendur, UP-ja njofton opinionin që, si institucioni më i madh i arsimit të lartë në vend, kërkon nga personeli i tij, që pavarësisht institucionit ku janë të angazhuar, me sjelljet, qëndrimet dhe deklaratat e tyre, të ruajnë imazhin e UP-së.

Në këto rrethana, UP-ja distancohet nga deklarata individuale e profesor Kastratit si dhe dënon fuqishëm gjuhën denigruese të përdorur.

Në suazat e përgjegjësive të veta statutare, UP-ja, në ditët në vijim, do ta trajtojë rastin në fjalë, në përputhje edhe me ligjet në fuqi”.

Ndryshe, pak më parë u mbajt protestë para rektoratit për shkarkimin e Ardian Kastratit për shkak të gjuhës së përdorur ndaj një gruaje me peshë.

Gjithashtu janë bërë edhe dy peticione online që kërkojnë shkarkimin e tij nga UP-ja.

Për gjuhën e përdorur nga ai nuk është deklaruar akoma PDK-ja e as vetë Kastrati, ky i fundit më pas ka shlyer postimin.

Profesori Universitar, Bekim Baliqi, ka komentuar gjuhën fyese të profesorit Ardian Kastrati, shkruan GazetaBlic.

Baliqi, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se distancohet publikishtë nga gjuha e përdorur nga Kastrati dhe se si staf akademik e kanë obligim moral e profesional edhe më shumë ndaj studentëve.

“Unë në emër tim personal distancohem publikisht nga gjuha seksiste e ofenduese ndaj kujtdo dhe nga kushdo qoftë kjo”, ka thënë ai.

Reagimi i plotë:

Meqenëse nga departamenti i Shkencave Politike të UP-së ngurrohet me reagu ndaj gjuhës fyese të kolegut Kastrati, unë në emër tim personal distancohem publikisht nga gjuha seksiste e ofenduese ndaj kujtdo dhe nga kushdo qoftë kjo. Fjala publike duhet të ketë përgjegjësi, dhe si staf akademik kemi obligim moral e profesional edhe më shumë ndaj studentëve dhe edukimit të brezave të ri.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.