Presidentja e re e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar sot zyrtarisht detyrën nga Glauk Konjucfa, i cili për pak ditë ishte dhe ushtruesi i detyrës së kreut të shtetit. Në një ceremoni të zhvilluar nga ambientet e presidencës, Vjosa Osmani ka marrë detyrën zyrtarisht.
Për shkak të masave anti-Covid, ceremonia po zhvillohet me një numër të kufizuar njerëzish. Ndërohë sipas axhendës së publikuar më herët, Osmani do të zhvillojë sot disa aktivitete të tjera.
Axhenda e plotë:
10:00 Arritja e Presidentes së Repubikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu; 10:00 – 11:00 Ceremonia e revistës së trupave të Togut Ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës; 11:00 – 11:30 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim ekipin e xhudistëve kampionë.
11:30 – 12:00 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim nxënësit e Institutit ATOMI, 12:45 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, e shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, viziton Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë.
13:15 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova; 13:30 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, vendosë buqetë me lule tek Memoriali për nder të të pagjeturve të Kosovës.
13:40 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, vendosë buqetë me lule tek Monumenti “Heroinat”; 14:30 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
17:00 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe gjeneralët e FSK-së.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, në bazë të asaj që ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, duket se pasuria e saj dhe ajo në pronësi të bashkëshortit nuk është edhe aq e vogël.
Në listën e pasurive të paluajtshme e para e shtetit ka deklaruar se ka një banesë, vlera e së cilës është 40 mijë euro, e që figuron si e papërfunduar, po ashtu një garazhe e cila ende është e papërfunduar me vlerë 2 mijë e 500 euro.
Osmani-Sadriu posedon edhe një parcelë toke, vlera e së cilës arrin në 38 mijë euro. Deputetja ka deklaruar edhe pasurinë që është pronësi të bashkëshortit të saj, transmeton Telegrafi.
E para e shtetit ka deklaruar edhe një veturë, si pronë e bashkëshortit me vlerë prej 7 mijë euro.
Detyrime financiare, Osmani i ka deklaruar se i ka 10 mijë euro, ndërkaq ka deklaruar edhe detyrime të përbashkëta financiare ndaj personave fizik e juridik në vlerë prej 115 mijë euro, kredi për shtëpinë e blerë në “Marigona Hill”.
Presidentja ka deklaruar se në bankë ka para të gatshme 6 mijë e 226 euro dhe 6 mijë 175 dollarë.
Ndërkaq bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu ka 10 mijë e 731 euro para të gatshme.
Ndërkaq, bashkëshorti i saj ka pagë vjetore prej 20 mijë e 905 euro.
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje nga lista “Guxo”, Vjosa Osmani është zgjedhur Presidente e Kosovës.
Osmani u zgjodh në raundin tretë që ishte final për përcaktimin e presidentit të ri të vendit.
Në votim kanë marrë pjesë 82 deputetë, ndërsa Osmani mori 71 vota për dhe 11 të pavlefshme, të nevojshme për kreun e shtetit. /Telegrafi/