Insekti nga Kosova bëhet lajm botëror

Zbulimi i insektit “Potamophylax coronavirus” në Kosovë, bëhet lajm në botë, për të cilin  ka shkruar edhe medium i njohur për zbulime shkencore “Phys.org”.

 

Profesori i shkencave në degën e biologjisë, Halili Ibrahimi,  i cili është edhe zbuluesi i këtij insekti,  u shpreh se ky insekt jeton vetëm në Bjeshkët e Namuna.

Për ta kujtuar kohën kur është zbuluar ky lloj i ri i insektit,  ai është emërtuar Potamophylax coronavirus.

“Boidiversity Data Journal”, një revistë prestigjoze ka shkruar rreth këtij insekti se pas analizave molekulare dhe morfologjike ishte kuptuar se është specie në të cilën shkenca  s’kishte pasur  qasje më herët.

Leave a Comment

Your email address will not be published.