Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raportoi shifrën përmbyllëse të pjesëmarrjes në zgjedhjet për Kuvendin e Shqiperisë e cila është nxjerrë nga raportimi i mbi 1900 qendrave të votimit nga 5199 që janë më total. Kjo përqindje rezultoi 48.2 për qind, lehtësisht mbi nivelin e pjesëmarrjes në zgjedhjet e vitit 2017 dhe më e ulët se në 2013-n, kur rezultoi rreth 53.3%.
“Dua të jem i sinqertë e të pranoj se ka qenë një tension i madh në KQZ, në lidhje me ecurinë e procesit të identifikimit elektronik, për faktin se ishte një proces shumë i vështirë nga shumë pikëpamje, që do duhej dhe u realizua në një kohë të shkurtër. Dua të them se janë më pak se 200 qendra votimi, rreth 167, në të cilat nuk është përdorur pajisja e identifikimit elektronik. Në 86 prej tyre nuk u përdor për faktin se nuk u paraqitën operatorët dhe në pjesën tjetër për shkak të pamundësisë së operatorëve për të përdorur pajisje” tha Celibashi.
Reagimet pas mbylljes së votimit
Menjëherë pas mbylljes së votimit në orën 19:00 kanë nisur edhe reagimet e para ku ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim bëri thirrje për të çuar qetësisht deri në fund numerimin si dhe ftoi krerët e partive politike që të pranojnë rezultatin e dalë prej tyre. Sipas saj populli shprehu tashmë vullnetin e tij. Presidenti i Republikës Ilir Meta u shpreh se tashmë përgjegjsia e votës së popullit është tek komisionerët dhe bëri thirrje për qetësi.
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama në daljen e tij të parë pas mbylljes së procesit të votimit u shpreh se votat janë në kuti, populli ka folur e ai duhet të degjohet. Rama nenvizoi se çdo numërues duhet të beje me pergjegjësi punën e tij. Ai nënvizoi se sondazhet dhe exit pollet nuk kanë më rëndësi tashmë kur votimi ka mbaruar dhe rezultati final qe është ai në kuti ka rëndësi reale. Rama falenderoi edhe një herë patronazhistët duke ua dedikuar atyre panoramën e vërtëtë të votimit që ka sot PS. “Tani është momenti për të gjihe patronazhistet të pushojnë dhe të ndjekin të qetë peocesin dhe nesër dielli do të lindë përsëri. Ne nuk duam thjesht rezultëtin si forcë qeverisëse por duam siç ishte kjo ditë kaq qytetare falë mirësjelljes demokatike të të gjithëve të jetë çdo dite. Nga ky proces duhet të dalë e fituar Shqipëria” tha Rama.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha më daljen e tij para mediave u shpreh I bindur se Aleanca për Ndryshim ka fituar këtë garë dhe se populli zgjodhi ndryshimin. Basha u shpreh i bindur se komisionerët do kryejnë me përgjegjësi punën e tyre dhe se ajo që fiton nga këto zgjedhje është Shqipëria.
.