Pilotja shqiptare që bombardoi Serbinë

Faruza Kallaba është pilotja me prejardhje shqiptare që mori pjesë në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë. Me aeroplanin e saj bombardoi dhe fuqizoi aeroplanët e NATO-s kur po kryenin intervenimin mbi kampet serbe në Kosovë.

Kallaba, shqiptaro-amerikanja e parë për 78 ditë ndërhyrje pati një rol tejet të  rëndësishëm në këtë mision.

Kostumi i Kallabës në muzeun e NATO-s

Faruza Kallaba është e diplomuar me Akademinë Ushtarake në Universitetin e Ilinoisit me 1989 dhe ishte gruaja e parë e ekuipazhit të Gardës Nacionale të Forcave Ajrore të Ilinoisit, që nga viti 1984.

Faruza Kallaba u lind në Damask të Sirisë, më 3 nëntor 1956 nga babai shqiptar, Haki Kallaba dhe nëna ukrainase, Ana Senkiewicz. Si fëmijë, Faruza bashkë me familjen e saj ishte shpërngulur nga Arabia dhe ishte vendosur në Chicago të SHBA-ve, ku jeton edhe tani.
Ka diplomuar me Akademinë Ushtarake në Universitetin e Ilinoisit me 1989 dhe ishte femra e parë e ekuipazhit të Gardës Nacionale të Forcave ajrore të Ilinoisit, qysh më 1984.

“Unë ndihem shumë krenare me karrierën time. Edhe familja ime është po ashtu shumë krenare. Ata shpeshherë flasin për këtë, pasi duan që të vegjlit të dinë për mua. Kur mendoj për gjithë vitet e kaluara, është e vështirë të besoj se e kam arritur gjithë këtë. Ishte punë e rëndë, por ia vlente që të djersitesh, sidomos kur dihet se kisha rastin për t’i ndihmuar Kosovës. Jam e ngazëllyer që kam qenë pjesë e çlirimit.”, ka deklaruar Faruza.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.