Ky i fundit, më 16 maj të vitit 1999, ishte marrë nga burgu i Dubravës nga forcat serbe, ku ishte edhe në fund të vuajtjes së dënimit.
Por edhe pas këtyre vitesh, nuk dihet ende asgjë për fatin e tij, njofton Klan Kosova.
Për vizitë në shtëpinë muze që mban edhe emrin e rahovecasit, gjatë ditës u mbajt edhe një tubim sensibilizues.
Aty u vlerësua lartë figura e Hotit nga ish-miqtë e tij.
Lule pranë bustit të Hotit gjatë ditës vendosi edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Ndërsa, gjatë ditës edhe shumë politikanë kosovarë me anë të postimeve të tyre në rrjetet sociale, kanë kujtuar veprimtarin nga Rahoveci.