Vesna Peshiç: Serbia me Marrëveshjen e Kumanovës e ka humbur Kosovën

Vesna Peshiq konsideron se Serbia duke nënshkruar Marrëveshjen e Kumanovës e ka humbur Kosovën dhe se ky tregim ka kohë që është kryer. “Kemi bërë luftë të cilën e kemi humbur, e pastaj kemi nënshkruar dokumentin për tërheqjen e ushtrisë e të policisë nga ai territor, se ato nuk do të kthehen atje kurrë më. Në këtë mënmyrë ne kemi humbur sovranitetin ndaj Kosovës”, është shprehur ajo

 

“I gjithë tregimi aktual për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës nuk është gjë tjetër pos çapitje e mërzitshme që e mban Serbinë në një pozitë të mjerë dhe varfanjake, nga e cila shteti ynë nuk mund të lëvizë, ka thënë sociologia, ish-politikania serbe, Vesna Peshiç, ndërsa komenton reagimet në lidhje me dy dekadat nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës, shkrim i “Danasit” të Beogradit.

Peshiç ka komentuar edhe dokumentarët e shfaqur kohë më parë në RTV të Serbisë, kushtuar Koshare e Pashtrik, me vlerësimin se bëhet fjalë për dëshirën që të festohen disa punë.

Ajo konsideron se Serbia duke nënshkruar Marrëveshjen e Kumanovës e ka humbur Kosovën dhe se ky tregim ka kohë që është kryer.

“Kemi bërë luftë të cilën e kemi humbur, e pastaj kemi nënshkruar dokumentin për tërheqjen e ushtrisë e të policisë nga ai territor, se ato nuk do të kthehen atje kurrë më. Në këtë mënmyrë ne kemi humbur sovranitetin ndaj Kosovës”, është shprehur ajo.

Vesna Peshiq, siç e citon gazeta “Danas”, konsideron se Rezoluta 1244 në fakt ishte përpunim i propozimeve të refuzuara në negociatat e Rambujesë, për shkak të cilave Republika Federative e Jugosllavisë u bombardua më 1999. Sipas pikëpamjeve të saj, të gjitha ato që janë shkruar para njëzet vjetësh në atë rezolutë tani po ndodhin në Kosovë.

Rezolutën 1244 nuk ka asgjë të veçantë në të cilën do të mund të thirreshim, meqë ai dokument është goxha “i laracuar”; në të ka pjesë që duken sikur na konvenojnë, por në anën tjetër ka gjëra që nuk na shkojnë në favor”, ka thënë Peshiq.

Siç është shprehur ajo, plani për ripërcaktimin eventual të kufirit ndërmjet Beogradit e Prishtinës ka dështuar për shkak të Bosnjës e Hercegovinës, e cila, sipas saj, është “çelçsi i Ballkanit”. Sipas saj serbët në Bosnjë, por të prekeshin kufijtë me Kosovën, në atë moment do t’ia mësynin “vendosjes së kufijve” të Republika Srpska-s.”

Leave a Comment

Your email address will not be published.