Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund qeverisjes 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër.
Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund qeverisjes 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid, udhëheqësi i partisë qendrore Yesh Atid, njoftoi se marrëveshja e koalicionit të unitetit ishte arritur me sukses.
Nën një marrëveshje rotacioni, kreu i partisë së krahut të djathtë Yamina, Naftali Bennett, do të shërbente si kryeministër i pari përpara se t’i dorëzohej Lapid. Tani pritet që kjo marrëveshje të votohet në parlament para se qeveria të betohet.
“Unë premtoj se kjo qeveri do të punojë në shërbim të të gjithë qytetarëve izraelitë, atyre që e votuan atë dhe atyre që nuk e bënë atë. Ajo do të respektojë kundërshtarët e saj dhe do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për të bashkuar dhe lidhur të gjitha pjesët e shoqërisë izraelite”, tha Lapid.
Nëse koalicioni nuk arrin të fitojë mbështetjen e një mazhorance në parlamentin me 120 vende, ekziston rreziku që vendi të shkojë në zgjedhje për herë të pestë në dy vjet. Partia e krahut të djathtë të Netanyahu, fitoi më shumë vende në sondazhin jo përfundimtar të marsit, por ai nuk ishte në gjendje të formonte një koalicion qeverisës pasi iu dha mandati.
Bazuar në marrëveshje, politikani i krahut të djathtë, Naftali Bennett do të jetë kryeministër së pari, për dy vjet, ndërkaq, më pas do t’ia dorëzojë postin Lapidit.
Mirëpo, për qeverinë e re nevojitet ende edhe vota e parlamentarëve. Lapidi, përmes një deklarate për media ka bërë të ditur se ka informuar presidentin e Izraelit, Reuven Rivlin lidhur me marrëveshjen.
“Zotohem se kjo qeveri do të punojë në shërbim të të gjithë qytretarëve izraelitë, për ata që votuan për të, por edhe për ata që votuan kundër saj. Ajo do t’i respektojnë kundërshtarët e saj dhe do të bëjë gjithçka që të bashkojë të gjitha pjesët e shoqërisë Izraelite”, ka thënë Lapid.
Netanyahu ende po bën përpjekje që të bllokojë formimin e qeverisë së re. Nëse qeveria e re dështon të sigurojë shumicën me 120 ulëse, atëherë Izraeli rrezikon të shkojë në zgjedhje për herë të pestë në dy vjet.