Mbi 122 mijë të vaksinuar në gjithë Kosovën

Në sallën “1 Tetori”, ka vazhduar edhe gjatë së enjtes vaksinimi masiv i popullatës.

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit, Niman Bardhi gjatë konferencës për medie tha se janë vaksinuar mbi 360 persona veç në këtë qendër.Sipas tij, vaksinimi është duke shkuar me rregull, ani pse ka filluar tashmë vaksinimi masiv i popullatës. Ai ka sqaruar se në nivel vendi janë vaksinuar mbi 122 mijë persona.

“Procesi i vaksinimit këtu por edhe në nivel vendi është duke shkuar në rregull. Deri në këto momente kemi mb i 350 të vaksinuar”.
“…nëse flasim në nivel vendi për ditën e sotme e kemi mbi 3 650 vaksina të cilat janë dhënë për qytetarët, ndërsa në total kemi mbi 122 mijë vaksina”, tha Bardhi.

Ai tutje tha se janë duke u aplikuar të dyja vaksinat paralelisht.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se deri në fund të muajit pritet të vijnë edhe rreth 40 mijë doza të vaksinës anti-COVID. Në ditën kur nisi vaksnimi masiv, Vitia ka deklaruar se në stoqe ka doza të mjaftueshme për të nisur ky proces.

“15 qershori është data e fillimit të vaksinimit masiv sepse jemi siguruar që do të ketë mjaftueshëm doza në stoqet tona,. Mbi 1.2 milionë doza të Pfizerit pritet të vijnë deri në fund të vitit. Kemi planifikuar që çdo muaj të vaksinojmë rreth 320 mijë persona”.

Vitia ka theksuar se shifrat e vaksinimit mund të rriten nëse vijnë kontingjente të shumta çdo muaj.

Ai ka deklaruar se Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me komunat ka krijuar hapësirat e reja për vaksinim, duke shtuar kapacitetet e nevojshme, duke zhvilluar modulin e vaksinimit dhe organizuar logjistikën.

“Tashmë kemi kaluar shifrën 100. Mijë të vaksinuar, objektivi është vaksinimi i 60 për qind të qytetarëve. Imunizimi ka qenë dhe është kryefjala e angazhimit në këtë kohë, sigurimi i vaksinave të nevojshme është përgjegjësia jonë. Thirrjet për vaksinim janë të domosdoshme. Pandemia s’ka kaluar ende, kontributi, kujdesi dhe përgjegjshmëria vazhdon të jetë e rëndësishme. Ju inkurajojmë që të aplikoni në e-Kosova për vaksinim”, ka thënë ai.

Ai shtoi se Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me komunat ka krijuar hapësira të reja për vaksinim, ka shtuar 279 ekipe të vaksinimit në nivel vendi, dhe ka ngritur infrastrukturën e nevojshme.

Leave a Comment

Your email address will not be published.