Lavrov këmbëngul në krijimin e Zajednicës serbe!

“Bashkimi Evropian duhet të jetë i paanshëm në rolin e tij si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

“Pozicioni ynë është i pandryshuar. Ne jemi të përkushtuar për të kërkuar një kompromis bazuar në Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara (KB) dhe ne do të mbështesim vetëm një vendim që i përshtatet Serbisë”, tha Lavrov.

Rusia, tha Lavrov, shpreh keqardhje që Bashkimi Evropian (BE) nuk mund të ndikojë në përmbushjen e marrëveshjeve të arritura më parë, në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës, para së gjithash, për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

“Ne besojmë se një qëndrim i tillë tregon pafuqinë karshi veprimeve të Prishtinës dhe ne ende i bëjmë thirrje BE-së që të kuptojë plotësisht përgjegjësinë për përmbushjen e asaj që u ra dakord me ndërmjetësimin e saj”, tha Lavrov.

“Bashkëpunimi midis dy vendeve tona dhe diplomacia është në një nivel jashtëzakonisht të lartë dhe numri i fushave në të cilat ekziston ai bashkëpunim po zhvillohet veçanërisht pas vizitës historike të Vladimir Putin (presidenti i Rusisë) në janar të vitit 2019”, tha Lavrov.

Leave a Comment

Your email address will not be published.