Ky Urdhër Ekzekutiv i cili është vazhdim i atij fillestar të vitit 2001, parashikon sanksione për individë të Ballkanit Perëndimor që shihen si rrezik për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, për herë të parë përfshin Shqipërinë, i cili është shteti i vetëm që përmendet me emër. Ndërsa përmenden disa marrëveshje që duhet të respektohen, e në mesin e tyre edhe Rezoluta 1244. Por pse nuk përmendet Pakoja e Ahtisarit?
Presidenti amerikan Joe Biden ka nxjerrë një urdhër ekzekutiv për të bllokuar pronat dhe për të pezulluar hyrjen në SHBA, të të gjithë personave që kontribuojnë në destabilizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor.
Urdhëri është publikuar më 8 qershor nga Shtëpia e Bardhë dhe i njëjti zgjeron masat e jashtëzakonshme që lidhen me rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ky Urdhër Ekzekutiv i cili është vazhdim i atij fillestar të vitit 2001, parashikon sanksione për individë të Ballkanit Perëndimor që shihen si rrezik për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, për herë të parë përfshin Shqipërinë, i cili është shteti i vetëm që përmendet me emër. Ndërsa përmenden disa marrëveshje që duhet të respektohen, e në mesin e tyre edhe Rezoluta 1244.
“Bëhet fjalë për persona të cilët, janë përgjegjës apo pjesëmarrës direkt apo indirekt, në prishje apo në aktivitet që e pengon apo është kërcënim për implementim të çdo sigurie rajonale, paqësore apo marrëveshje për bashkëpunim apo marrëveshje kornizë lidhur me Ballkanin Perëndimor, duke i përfshirë Marrëveshjen e Prespës të vitit 2018, Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2001, Rezolutën 1244 të KB-së, Marrëveshjen e Dejtonit, konkluzionet e Këshillit për Zbatimin e Paqes të mbajtur në Londër në dhjetor të vitit 1995, duke i përfshirë edhe vendimet apo konkluzionet të përfaqësuesit të lartë, Këshillit për Zbatimin e Paqes apo këshillin e tij drejtues, Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë apo lidhur me ish Jugosllavinë, Mekanizmin për tribunale penale”,
Këtu përfshihen edhe persona që janë përgjegjës për “shkelje serioze të të drejtave të njeriut” të përfshirë në korrupsion në rajon përfshirë edhe shpërdorim të mjeteve publike, tjetërsim të pronës private për interes personal ose për qëllime politike.
Përmendja e rezolutës 1244 dhe mos përmendja e Pakos së Ahtisarit ngjalli reagime.
Megjithatë, sipas njohësve të politikës së jashtme kjo e fundit edhe pse nuk është cekur në deklaratë nënkuptohet.
Analisti Agon Maliqi vlerëson se, ajo çfarë shkruhet në urdhër reflekton shqetësimin amerikan për sigurinë në rajon dhe aktorët që e kërcënojnë atë. Megjithatë nuk beson në një keqdashësi nga ana amerikane.
Ndërkohë, analisti Visar Ymeri këtë urdhër të përtërirë me elemente të reja e sheh si sinjal serioz për të gjithë liderët në Ballkanin Perëndimor. E për planin e Ahtisarit, Ymeri thotë se nuk e ka statusin e Marrëveshjes për ta përmendur.
Urdhri i tillë fillestar ekzekutiv ishte nënshkruar në vitin 2001 nga ish-Presidenti George W. Bush, pas luftërave në Ballkan. I njëjti është ripërtrirë nga të gjithë presidentët e ardhshëm amerikanë.