Pusetat e pasiguruara dhe “dy serbët e dyshimtë” që vizituan Deçanin para helmimit

Në Deçan është shpallur gjendje emergjente për shkak se më shumë se 1500 qytetarë janë prej disa ditësh me simptoma helmimi. Arsyeja e helmimit të tyre nuk dihet ende, ndërsa kanë nisur hetimet për të gjetur shkakun. Por mediat në Kosovë, kanë publikuar pamje nga dy serbë të dyshimtë të cilët janë parë në ujësjellësin e Deçanit, para helmimit të qytetarëve.

Ata janë filmuar nga kamerat e sigurisë pranë pusetave të ujit. Pushimore të ujit në komunën e Deçanit, kompania e ujësjellësit “Hidrodrini” i ka 18.

Njëra nga to, të cilën ekipi i Albanian Post e vizitoi të martën paradite, në afërsi të fshatit Hulaj në Deçan, ishte gjysmë e hapur, dhe kapaku i betonit mbi të ishte i lëvizshëm dhe i pasiguruar.

Drejtori i ujësjellësit rajonal Hidrodrini, Agron Tigani, dhe ushtruesi i detyrës së menaxherit të ujësjellësit të Deçanit, Petrit Januzaj, e mohonin kategorikisht se ato puseta mund të keqpërdoren lehtësisht nga keqbërësit.

Më 27 qershor, Naim Muçaj, pronari i një restorani, 500 metra në rrugë ajrore larg këtyre pikave të ujit, është vizituar nga dy të rinj serb, të cilët kishin ardhur me një veturë me tabela të Novisadit, të cilët e kishin pyetur për Manastirin e Deçanit.

Për shkak se këta djem i ishin dukur shumë të dyshimtë, Mucaj kishte njoftuar Policinë e Deçanit dhe u kishte përcjellë pamjet e kamerave të sigurisë, për t’i identifikuar ata.

Ndërkohë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) sot ka raportuar Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti.

Pas mbledhjes së zgjati gati një orë, kryetarja ë komisionit, Ganimete Musliu tha se nga drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti u është bërë e ditur se nuk ka vend për shqetësim sa i përket sigurisë nacionale.

“Sa i përket pyetjeve tona drejtuar drejtorit të AKI-së ishim të fokusuar në sigurinë nacionale. Mund të them me bindje të plotë, për atë që tha drejtori, se qytetarët në Deçan nuk duhet të kenë panik sa i përket anës së sigurisë kombëtare dhe përgjegjësive që ka AKI-ja. AKI është në krye të detyrës me kapacitete të plota në Deçan, po vëzhgon çdo lëvizje atje, dhe tani për tani janë këto gjërat që mund të themi pasi nuk janë të dhëna përfundimtare por preliminare”, tha ajo.

Ajo theksoi se u mbetet institucioneve shëndetësore që të dalin më analiza të vërtetuara laboratorike në mënyrë që të dihet saktë se çfarë është duke ndodhur vërtet në Deçan.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.