Komandanti i Betejës së Koshares, Hisen Berisha, ka rrëfyer luftën e fundit në Kosovë. Në Blic Interview, me Astrit Gashin, Berisha ka treguar se si ishin nënvlerësuar nga ana e Ushtrisë së Kosovës. Ai përmendi rastin për virtytet që kishin shumica e ushtarëve të Betejës së Koshares.
Ndër ta, Berisha, ka përmendur edhe komandatët si, Sali Çeku dhe Agim Ramadani.
Berisha ka folur për elementet që i posedonin këta dy komandantë dhe nënçmimin që ua kishin bërë ushtarët serb, sidomos në posedimin e municionit.
“Ata na kanë nënvlerësuar. Nuk e kanë ditur saktë për vecoritë që i ka pasur secili nga ushtarët. Për shkathtësinë që e kanë poseduar Sali Çeku dhe Agim Ramadani. Për armatimin që e kemi poseduar ne në Betejën e Koshares”, ka thënë ndër të tjera Berisha.
Për ta parë rrëfimin e tij për Betejën e Koshares, dhënë për Blic Interview, shikone intervistën e plotë: