Bashkimi Europian kërkon vaksinim të detyrueshëm të popullsisë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se pavarësisht se shumë shtete kanë kufizuar pjesërisht ose plotësisht udhëtimet me Afrikën e Jugut, kjo masë nuk shihet se do të ndikojë shumë në përhapjen e këtij virusi. “Rreth 56 shtete janë duke zbatuar kufizime në udhëtim, me qëllim parandalimin e përhapjes së variantit Omicron”, ka thënë mes tjerash OBSH. Ndërkohë, 194 vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) hartuan të mërkurën në Gjenevë një marrëveshje ndërkombëtare për pandemitë e ardhshme.

Bashkimi Europian është në panik total nga varianti i ri i koronavirusit Omicron, ndërkohë që vala e shkaktuar nga varianti Delta nuk është qetësuar ende. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është shprehur se mendon që është koha që vendet anëtare të Bashkimit Europian të marrin në konsideratë vaksinimet e detyrueshme për popullatën. Sipas saj një masë e tillë është mëse e nevojshme me shfaqjen e variantit të ri. “Nga njëra anë kemi virusin dhe variantet, nga ana tjetër kemi vaksinimin dhe përforcuesit dhe dua që pjesa e dytë të fitojë. Jo të gjithë mund të vaksinohen, por shumica dërrmuese mund të vaksinohet ama. Prandaj, mendoj se është e kuptueshme dhe e përshtatshme që ta drejtojmë këtë diskutim tani [mbi] mënyrën se si mund të inkurajojmë dhe të mendojmë potencialisht për vaksinimin e detyrueshëm brenda Bashkimit Evropian. Kjo ka nevojë për diskutim. Kjo ka nevojë për një qasje të përbashkët, por është një diskutim që unë mendoj se duhet të drejtohet”, u tha ajo gazetarëve në Bruksel. Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar ka raportuar se është duke marrë masat e nevojshme jo për t’iu shmangur një vale infektimesh, por për të blerë më shumë kohë në mënyrë që të jenë më të përgatitur kur një valë e tillë të vijë. Ose kur shkenca të ketë kuptuar pak më shumë në lidhje me Omicnon dhe simptomat që ai shkakton. Sekretari britanik i Shëndetësisë Sajid Javid tha se pritshmëritë janë që shifrat e infektimeve të rriten. “Strategjia jonë ka të bëjë me blerjen e kohës, blerjen e kohës në mënyrë që të mund ta vlerësojmë atë, por gjithashtu (në mënyrë që të mund të ndërtojmë mbrojtjen tonë dhe ne kemi qenë vërtet të qartë në ditët e fundit, mendoj se mënyra më e mirë për të vazhduar të mbrohemi është përmes programit tonë fantastik të vaksinave”, është shprehur ai. Nga ana tjetër, autoritetet amerikane planifikojnë të nxjerrin rregulla të reja për udhëtarët ndërkombëtarë për të frenuar përhapjen e variantit të Omicron. Masat e reja do të nënkuptojnë që pasagjerët që vijnë duhet të testohen brenda 24 orëve nga nisja e tyre. Ndërsa sa i përket udhëtarëve të vaksinuar, Në SHBA, udhëtarët e vaksinuar ajror duhet të paraqesin një rezultat negativ të testit brenda tre ditëve nga nisja e tyre dhe shumica e shtetasve të huaj duhet të vaksinohen për të hyrë në vend. Udhëtarët e pavaksinuar duhet të marrin një test negativ për Covid-19 brenda një dite nga mbërritja e tyre. Në një deklaratë për mediat, një zëdhënës i Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se “po punon për të modifikuar urdhrin aktual të testimit global për udhëtime ndërsa mësojmë më shumë rreth variantit Omicron”. Ata thanë se kjo do të forconte “protokollet tashmë të forta në vend”. Ndërkohë Kanadaja ka marrë vendimin që çdo udhëtar, veç atyre që vijnë nga SHBA, duhet të testohet nëse është i vaksinuar me Covid-19 pas mbërritjes në Kanada, edhe pse masa e deritanishme kërkon testim përpara hipjes në avion. Pasagjerëve të vaksinuar do t’u kërkohet të izolohen derisa të rezultojnë negativ, ndërsa udhëtarëve të pavaksinuar do t’u kërkohet të izolohen për 14 ditë dhe të testohen dy herë. Rregullat e reja pritet të hyjnë në fuqi më vonë këtë javë.

Reagon OBSH

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se pavarësisht se shumë shtete kanë kufizuar pjesërisht ose plotësisht udhëtimet me Afrikën e Jugut, kjo masë nuk shihet se do të ndikojë shumë në përhapjen e këtij virusi. “Rreth 56 shtete janë duke zbatuar kufizime në udhëtim, me qëllim parandalimin e përhapjes së variantit Omicron”, ka thënë mes tjerash OBSH. Ndërkohë, 194 vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) hartuan të mërkurën në Gjenevë një marrëveshje ndërkombëtare për pandemitë e ardhshme. Përmes kësaj marrëveshjeje, OBSH po synon që të përgatitet më mirë për pandemitë e ardhshme. Në seancën speciale në Gjenevë u vendos që një grup pune të fillojë konsultimet përpara 1 marsit 2022, por nuk do të prezantojë rezultatet përfundimtare deri në takimin vjetor të OBSH-së në 2024. Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës, Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh se nëse vendet nuk ndalojnë transmetimin e variantit Delta, atëherë nuk do të ndalojnë as Omicron. “Ne duhet të përdorim mjetet që kemi tashmë për të shpëtuar jetë. Nëse e bëjmë këtë, ne gjithashtu do të shpëtojmë jetë nga Omicron. Përfundimi i pandemisë nuk është çështje rastësie, është çështje zgjedhjeje”, tha ai.

Leave a Comment

Your email address will not be published.