Gazeta Panorama.al publikon detaje të panjohura për jetën e Enver Hoxhës në Francë, ku sipas biografisë së rrallë të Thomas Schreiber diktatori kur ishte student bënte një jetë të dyfishtë. Para revolucionarëve që bëri miq në Francë e Belgjikë betohej si komunist “deri në vdekje”, ndërsa për mbijetesë si student i dështuar dhe pa diplomë u jepte mësim diplomatëve në legatën e Mbretërisë Shqiptare, derisa arriti edhe vetë të punësohej aty.
Kjo është një pjesë nga faqet e përzgjedhura për sot nga libri i rrallë për Enver Hoxhën nga autori francez me origjinë hungareze, Thomas Schreiber. Një rrëfim për diktatorin shqiptar nga lindja në vdekje, i shkruar duke përballur faktet e dëshmitë, por edhe ironinë.
“Enver Hoxha – sulltani i kuq” është biografia e ish-udhëheqësit komunist që u botua në vitin 1994 nga Schreiber, gazetar, publicist, diplomat dhe specialist për çështjet e Europës Qendrore e Lindore, në veçanti për Shqipërinë. Autori është gjithashtu gazetari i parë francez që ka vizituar vendin tonë në vitin 1981, por në vepër nuk përfshin përshtypjet e tij personale. Ai merret vetëm me zbërthimin e karakterit të “sulltanit të kuq”, Enver Hoxha, duke iu referuar tregimeve të vjetra të bashkëkohësve të diktatorit, dokumentacioneve, letërkëmbimeve, medias, librave etj., të cilat i shtjellon me anë të bibliografisë, veçmas, në fund të librit. Rrëfimi vjen i thjeshtë duke përdorur kohën e tashme, ndërsa në shumë episode autori lë pa shpjeguar “moralin e fabulës“, duke ia lënë interpretimin në dorë vetë lexuesit, sipas dëshirës. Vepra është e shkruar në frëngjisht dhe nuk është përkthyer ndonjëherë në gjuhën shqipe.
Që nga koha e publikimit në një numër të kufizuar kopjesh, biografia nuk u ribotua më as në frëngjisht duke u zhdukur edhe nga libraritë. Në ato pak deklarime që pati dhënë Thomas Schreiber pas publikimit, theksoi se libri asokohe nuk ngjalli interes në Shqipëri, pasi ishin vitet kur veprat e diktatorit dhe për diktatorin, gjithçka rreth tij, grisej ose digjej. Kjo kopje e biografisë është gjetur në një bibliotekë në Francë. Në disa ditë radhazi, Gazeta “Panorama.al” ka përzgjedhur për përkthim faktet e reja nga jeta e Enver Hoxhës në vitet 1930-1933, ku flitej kryesisht për atë që cilësohet si pjesa më e errët sa i përket jetës së tij në Francë; tri vitet e studimit në Monpelje (Montpellier).
Gjatë kësaj kohe, sipas autorit Thomas Schreiber, rezultoi se të riut Enver Hoxha i pëlqenin djemtë muskulozë dhe biondë, argëtohej netëve të vona me ta, duke aluduar për prirje homoseksuale. Por paralelisht biografi zbardh për herë të parë edhe lidhjen sentimentale të studentit shqiptar me një vajzë franceze me emrin Luiza. Në numrin e dytë që ishte dje, gazeta vijoi përkthimin e librit me pjesët ku theksohet mbijetesa e Enver Hoxhës me para borxh dhe transferimi nga Monpelje në Sorbonë, ku nis punë si “kopjues adresash”. Sot, në numrin e tretë historia vijon kështu…
***
Para hapjes, konsulli i ardhshëm (George Marothi) dhe atasheu donin të mësonin shqipen. Të bënin dy orë mësim në javë dhe janë gati të paguajnë 20 franga për një orë e gjysmë. Për Enver Hoxhën, sekretarin e konsullatës, ky ishte një shans i mirë. Me 40 frangat e kursit dhe 60 frangat e adresave ai mund të siguronte mjaftueshëm lekë. Por pa folur për të ardhmen. Një revolucionar, a mund t’i shërbejë aparatit të regjimit shqiptar? Çështja ende nuk është prekur. Ndoshta ndryshe nga legjendat e mëpastajme, Hoxha asokohe ende nuk ishte militant komunist. Thjesht një i ri në kërkim të aventurës. Dy javë më vonë, ai njihet me konsullin, punëdhënësin e tij të ardhshëm. Mësimi kryhej me një manual që i ishte marrë hua një pjesëtari të legatës, aty ku zhvillohej dhe kursi.
Duke pasur shumë kohë të lirë, me gjithë shkrimin e zarfeve, ai bridhte rrugëve të Parisit. Ai e kalon kohën duke shfletuar librat për revolucionin francez, një zakon i vjetër. Por më shumë dëshirë kishte kur shkonte në rrugën “Rivoli”, aty ku disa vite më parë, Avni Rustemi, një demokrat dhe patriot, i dha fund “tradhtarit” Esat Pashë Toptani. Madje, shumë herë kalonte përpara hotelit dhe imagjinonte pozicionin e Rustemit në momentin e gjuajtjes. Ai e quajti këtë akt një veprim që tërhoqi dhe vëmendjen e popullit francez për situatën e shqiptarëve dhe e habiste fakti që përse aty nuk kishte një pllakë apo një monument për t’u kujtuar francezëve “aktin fisnik” të Avniut. Por një gjë e tillë nuk e pengonte të frekuentonte legatën mbretërore dhe t’i jepte mësime konsullit të ardhshëm…
Ai vazhdonte të mbante lidhje me Marselin, i cili vinte shpesh ta vizitonte në Paris (Marseli ishte miku më i mirë i fëmijërisë së Luizës, militant i degës së Partisë Komuniste franceze. Pasi e bëri vetë mik, Hoxha shkëputi marrëdhëniet intime dhe shoqërinë me Luizën). Një ditë, Marseli e futi Enverin në klubin e leximit të Partisë Komuniste franceze. Aty ai takohet me kryeredaktorin e “Humanité”, Paul Vaillant-Couturier. Gjatë bisedës, Hoxha i pohon atij se së shpejti do të jetë sekretar në konsullatën shqiptare në Bruksel. Pastaj papritur deklarohet komunist me gjithë shpirt dhe pohon se donte të bëhej i dobishëm për këtë kauzë. Duke parë lajmet nga Shqipëria dhe me qëllim demaskimin e regjimit feudal të Zogut, a nuk do ishte mirë të bënte ndonjë shkrim herë pas here? Pasi mori përgjigjen pozitive të kryeredaktorit, i cili i thotë që të përdorë një pseudonim për të parandaluar pasojat.
Ai do të quhej “Lulo Malësori“. Para se të largohej, Vaillant i thotë: Duaje komunizmin dhe bëj gjithçka për të. “Do të luftoj deri në vdekje për komunizmin”, i përgjigjet Enveri shumë i prekur. Për këtë mund të themi se ky është momenti kur ai nis të punojë për komunizmin. Besojmë se Enveri duke qenë shumë dinak, i shkathët dhe oportunist, ai përdor gjithçka për të përfituar nga situatat e paqarta dhe duke mbajtur marrëdhënie të mira me legatën mbretërore dhe rrethin e refugjatëve politikë. Me këta të fundit ai luan poker dhe ndjek mësime. I riu gjithnjë elegant do të vihet në shërbim dhe është shumë popullor mes bashkatdhetarëve. Ndërkohë që ata e kanë shumë zili për suksesin e tij me femrat dhe i komentonte ato. Sigurisht këto suksese ishin të shkurtra, pasi atij nuk i njihet asnjë lidhje e zgjatur në kohë. Disa prej tyre pohojnë se e kishin parë nëpër kafene e restorante në shoqërinë e burrave në moshë dhe banorë të lagjeve të bukura…
***
Muajt kalojnë dhe Enveri pa lekë në xhep i drejtohej të motrës, Fahrijes, që jetonte në Bari, t’i dërgonte 200 franga. Me këto të holla ai bleu një palë këpucë dhe këmisha ngjyrë blu, duke mbajtur këmishën e tij të vetme ngjyrë të bardhë, e hekurosur bukur për të shkuar në kursin e shqipes në legatë. Në javën e parë të muajit prill, konsulli i bën me dije lajmin e shumëpritur se “gjithçka është gati, hapja do bëhet sa më shpejt”. Enveri merr dy rroga paradhënie një pasuri, me të cilat blen një biletë të klasit të dytë për të shkuar në kryeqytetin belg. Paga mujore ishte fiksuar për 600 franga belge dhe ai do të flinte në konsullatë. Në të njëjtën mbrëmje, sekretari i ri fton për darkë Qemalin dhe doktor Ficon për të festuar lajmin e mirë.
Kështu merr fund dhe qëndrimi i Hoxhës në Francë. Me gjithë regjistrimet e shumta në universitetet franceze, si në Monpelie ashtu dhe në Paris, ai nuk i përfundoi asnjëherë studimet dhe nuk mori asnjë diplomë. Enveri kishte mbërritur në Paris me një tren të natës, i uritur dhe kishte marrë metronë për të shkuar në Quartier Latin. Ai largohet përfundimisht dhe shkon në Bruksel. Këtë herë “Zoti sekretar i konsullatës shqiptare” është edhe korrespondent sekret i të përditshmes komuniste “Humanité”. Ai zbarkon në Gare du Midi dhe merr një taksi që do ta çonte në zemër të qytetit. Në katin e katërt të një ndërtese borgjeze, ai takohet me një grua në moshë, e cila i drejtohet me fjalët “zoti Hoxha”. I tregon shtëpinë që do t’i fshijë menjëherë kujtimin e shëmtuar të papafingos në Paris. Qysh pasdite, ai takohet me konsullin dhe atasheun e shtypit, në zyrën e kancelarisë, që do të bëhej zyra e tij. Është një zyrë e madhe, plot diell dhe me pamje mbi Bruksel.
Vetëm një keqardhje: aty qëndron një portret i madh i Mbretit Zog. I gjori Enver: Kur ngre kokën është i detyruar të shohë “xhelatin e popullit të tij”. Zoti Hoxha e kupton se konsulli dhe atasheu shpeshherë nuk do të jenë në Bruksel dhe ai do të jetë vetë në krye të punëve. Atij i duhet të paraqitet te ministri i Jashtëm belg për t’u akredituar zyrtarisht si kancelar. Konsulli i kërkon të bëjë kujdes në dhënien e vizave: asnjë komunist nuk duhet të figurojë në listën e biznesmenëve apo turistëve që duan të shkojnë në Shqipëri. Më pas, konsulli Marothi i tregon pullat dhe vulat kancelarit që do t’i duheshin për të kryer detyrën e re.
“Enver Hoxha Sulltani i Kuq”/ Kush është autori Thomas Schreiber
I lindur në Budapest dhe i shkolluar në Paris, në rini ai bëri një jetë të dyfishtë mes këtyre dy shteteve, derisa u vendos përfundimisht në Francë. Gazetar, diplomat, publicist e shkrimtar, specialist për çështjet e Europës Qendrore e Lindore, ku në fokusin e tij ka qenë veçanërisht Shqipëria. Ka tentuar disa herë të vijë në vendin tonë gjatë regjimit komunist, duke e plotësuar dëshirën e tij në vitin 1981. Thomas Schreiber është autor i dhjetëra artikujve në frëngjisht, hungarisht dhe anglisht.
Ka punuar për gazetat “L’express”, “Le Monde” etj. Ka qenë kolumnist për një kohë të gjatë për RFI, Radio France Internationale dhe vazhdon të publikojë pikëpamjet e tij në “Le Monde Diplomatique”. Disa nga librat e Thomas Schreiber janë: “Veprimet e Francës në Lindje që nga viti 1920”, “Harmattani, sekretari i Përgjithshëm në Belfond”, “Enver Hoxha Sulltani i Kuq”, “Hungaria apo tranzicion paqësor”, si dhe plot broshura të tjera për tranzicionin në Europë. Aktualisht është në pension, por jep mësim me kohë të pjesshme në një universitet shumë të njohur në Paris.
Kush ishte Luiza, e dashura franceze që lidhi Enver Hoxhën me komunistët
Në këtë mori faktesh, me shumë interes shfaqet ajo që deri më tani ka qenë pjesa më e errët sa i përket jetës së Enver Hoxhës; tri vitet e studimit në Monpelje (Montpellier). Për herë të parë zbardhet me detaje udhëtimi i tij nga Shqipëria drejt Francës, frikërat dhe guximi, armiqësitë dhe aleancat, varfëria dhe instinkti i mbijetesës, por edhe historitë rozë atje.
Lidhja sentimentale e përfolur me një vajzë me emrin Luiza, por më së shumti argëtimet me djemtë gjatë natës, ashtu siç i pëlqenin Enver Hoxhës; muskulozë dhe biondë. Rrëfimi vjen i thjeshtë, duke përdorur kohën e tashme, ndërsa në shumë episode autori lë pa shpjeguar “moralin e fabulës”, duke ia lënë interpretimin në dorë vetë lexuesit, sipas dëshirës.
(Pjesë nga libri “Enver Hoxha – Sulltani i kuq” i autorit Thomas Schreiber)
***
Objektivi i Enver Hoxhës ishte të nisej në Francë. Sipas një zakoni të vjetër, Enveri merr me vete disa ëmbëlsira dhe llokume për t’ia çuar motrës së madhe, Fahrijes, refugjate politike në Itali, së bashku me të shoqin. 5 shtator 1930, Porti i Durrësit. Në mbrëmje niset me një anije italiane me destinacion Barin dhe ndalesa e parë është Monpelieja. Enveri e kalon mbrëmjen mbi urë, momente të paharrueshme për të riun larg familjes dhe atdheut, në rrugë drejt së panjohurës. Në mëngjes, në platformën e Portit të Barit e pret e motra me të afërm të tjerë. I prekur ai zbulon pjesën tjetër të familjes në tokë të huaj. Si mund të imagjinohej se vite më vonë ai do të vriste kunatin e tij, Bahri Omarin. Pas një qëndrimi të shkurtër në Bari, Hoxha vazhdon udhëtimin e tij. Stacioni i Montpeljesë iu duk si një monument futurist i Italisë fashiste, atij i dukej modeste, e qetë, pak e ndriçuar dhe intime. Natën e parë e kaloi te hotel “Terminus”.
Mëngjesin e parë e provoi në tarracën e një pijetoreje para një kruasani, për të cilin kishte dëgjuar të flitej shumë në Shqipëri. Më pas, Enveri u nis drejt qytetit, ku do të qëndronte përgjatë tri viteve. Në kërkim të Fakultetit të Shkencave, ai përshkon Sheshin e Komedisë dhe gjen galerinë “Lafayette”. Duke ndjekur këshillat e shërbyeses së re të hotelit, Enveri kalon në rrugën ku shtëpitë ishin të vendosura njëra mbi tjetrën, rrugë që i kujtonin Gjirokastrën. Pasi gjeti godinën universitare, Enveri kërkoi menjëherë sekretarinë. Studentët në radhë presin të regjistrohen. Para tij qëndron në radhë një djalë biond, simpatik, me të cilin hyn menjëherë në bisedë.
Tjetri i thotë se është shumë i gëzuar që ka njohur një person që rrjedh nga familja e të famshmit Gjergj Kastrioti, i njohur me emrin Skënderbeu. Biondi, i quajtur Roncant, student i Historisë interesohet për Shqipërinë! Ai e ndihmon shokun e ri për të plotësuar formalitetet. Më pas, dy djemtë shkojnë të drekojnë së bashku në një restorant pranë fakultetit, “një restorant i vogël që drejtohet nga një grua e moshuar”, që më pas do të bëhet një nga vendet e preferuara të Hoxhës. Pak pas mbërritjes së tij në Monpelje, ku qëndronte ende në hotel “Terminus”, ai rigjeti disa nga shokët e klasës që kishin shkuar para tij.
Takimi bëhej në hotel “Riche” (vendi nuk ekziston më) muret ishin me pasqyra, një vend luksoz për të riun që sapo kishte mbërritur. Miqtë e tjerë i kishin rezervuar një pritje shumë të ngrohtë. Mes tyre gjendej dhe Eqrem Hado, djali i një avokati të njohur që vazhdonte vitin e dytë për Drejtësi. Për të Enveri do të thoshte se ishte një djalë i qeshur dhe i sjellshëm. Ai do të ishte miku i tij i bisedave të gjata. Edhe pse mendojnë ndryshe, ata nuk shihen si kundërshtarë. Njëri është kundër monarkisë, tjetri është pro, edhe pse pranon se duhen bërë reforma; por të dy studiojnë në Francë, Eqremi dhe Enveri bëhen miq të pandashëm. Në fund të vitit 1931, Eqremi i kërkon një ndërmjetësi t’i gjejë Enverit një dhomë, i cili vazhdonte të qëndronte në hotel. Enveri, i shoqëruar nga miku i tij Eqremi, vizitojnë shtëpinë që ndodhej në zemër të Monpeljesë.
Një 70-vjeçare u hap derën, ajo flet gjysmë frëngjisht.
Ndërmjetësi e prezanton Enverin “si një student i huaj që dëshiron të vizitojë dhomën që jepej me qira”.
Nga jeni?, – pyeti gruaja -Nga Shqipëria,- përgjigjet Enveri.
-Shqipëria, Shqipëria,- përsëriti e moshuara,
-afër kujt shteti ndodhet? -Afër Italisë, Greqisë dhe Jugosllavisë.
-Ah, në Ballkan! Shpërtheu ajo
– aty u vra nipi im gjatë luftës. Ishte me gjeneral Sarrail.
-Trupat e Sarrail-t kanë qenë në vendin tonë, – saktësoi Enveri, – dhe pikërisht në vendin ku kam përfunduar liceun. Në një hartë Enveri i tregon gruas vendndodhjen e Korçës dhe i tregon se afër qytetit ndodhet një varrezë e ushtarëve francezë me mermer dhe çdo vit banorët shkojnë të çojnë lule. Atëherë gruaja e prekur i kalon krahun studentit të ri dhe i thotë “Zoti Hoxha ju do ta mësoni nëse varri i nipit tim ndodhet aty”.
“Sigurisht që do shkoj dhe kur të kthehem do të kthej përgjigje”. Nga dëshmitë e shokëve nuk dihet nëse ai shkoi vërtetë në varreza, por gruaja e mori aq për zemër, sa që ia la dhomën për 200 franga nga 300 që kishte kërkuar në fillim. “Djali i mirë” mori dhomën me dy ballkone, ku do të kalonte tri vite të jetës së tij, gjë që tregon marrëdhënie të mira me gruan. Shpesh ai takohej me mikun e vjetër të gruas, i cili fliste me dialekt provincial. Shumë shpejt studenti mësohet me qytetin, por pa harruar Gjirokastrën. Të shtunën e parë të muajit ai ia kushtonte korrespondencës, ku i shkruante letra të gjata familjes dhe u fliste për jetën në Monpelje.
Në fund të vitit, Enveri bleu për 25 franga një radio që kapte vetëm stacionet e Monpeljesë. Ishte argëtim i madh për bursistin e ri që i kalonte mbrëmjet i vetëm në dhomë. Herë pas here priste ndonjë shok në kafe. Me sa duket nuk kishte ndonjë grua në jetën e tij, ndërsa ka shumë dëshmi që tregojnë një pëlqim të tijin për djemtë biondë dhe me trup të bëshëm. Ndërkohë që ai e kaloi Vitin e Ri në kafe “Riche”, në shoqërinë e disa djemve. Ky qe rasti për të provuar dhe midhjet e marinuara me verë të bardhë, të cilat nuk i kishte shijuar më parë.
Në janar, në momentin kur ndiqte mësimin në fakultet, Mbreti Zog i shpëtoi një atentati nga dy persona, gjatë një vizite zyrtare në Vjenë. Lajmi mbërriti dhe në Monpelie, por studentët ruhen që ta komentojnë ngjarjen në publik. Enveri do të pohonte më pas se ai ishte gëzuar nga tentativa. Shkolla e Enverit, i regjistruar në Fakultetin e Shkencave Natyrore, dukej e komplikuar, pasi në të njëjtën ndërtesë ndodhej dhe Fakulteti i Drejtësisë dhe Historisë. Në vend që të shkonte të ndiqte Fizikën dhe Kiminë, ai frekuentonte orët ku flitej për politikën dhe çështjet sociale. Kështu drejtuesi i ardhshëm i Shqipërisë do të humbiste shumë orë në fakultetin ku ishte regjistruar. Ai ndjek me hope mësimdhënien shkencore dhe mezi familjarizohet me termat e botanikës, ndërsa bëhet një student i zellshëm i konferencave të historisë. Kështu, dalëngadalë ai i braktis studimet për të cilat kishte fituar një bursë.
***
E ndërsa në Shqipëri, Ali Kelmendi me origjinë nga Korça, pas dy vitesh studime në Moskë kthehet në Shqipëri dhe drejton opozitën ndaj regjimit. Në Monpelie, Hoxha i injoron këto fakte, i prekur nga jeta e dyfishtë, studenti i regjistruar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, por që ndiqte vetëm orët e Historisë, Gjeografisë, Filozofisë dhe Letërsisë. Në fund nuk kishte shumë të papritura, pasi arrin rezultate mediokre. I kthyer në Gjirokastër pas përfundimit të vitit të parë, Enveri tregohet i rezervuar për studimet e tij. Kthehet në Monpelje. Enveri frekuentonte kafenetë ku mblidheshin shumë njerëz. Ishte po ashtu dhe një spektator i rregullt i teatrit, por edhe një person i dashuruar pas kinemasë, me gjithë çmimet e kripura të biletave. Mbrëmjet e kaluara në grup në kinema përfundonin në një restorant të vogël të rrugës “Maguelone”.
***
Me se merret tjetër Hoxha? Në rrugën ku rrinte banonte dhe një hungarez i quajtur Pista, me profesion futbollist dhe njëri nga lojtarët më të mirë të Monpeljesë. Pista i linte në kutinë e postës një biletë stadiumi. I kthyer në një mbështetës kryesor i AS Monpelie, Hoxha do të ndjekë gjatë gjithë jetës rrugëtimin e këtij ekipi në kampionatin francez. Një tjetër argëtimin ishin edhe ekskursionet në Palavas, ku shkonte me një makinë për 45 minuta. Sipas Enverit, rëra nuk ishte aq e praruar sa në Durrës, por do të ishte po të mos qe për kazinotë dhe pistat e vallëzimit. Pasi kishte bërë një banjë buzës detit e kishte pirë një aranxhatë, Enveri dhe shokët e tij vallëzonin deri në orën kur vinte treni i fundit, pasi nuk kishte hotel ku të kalonin natën. Me kë shkonte në Palavas? Mister. Në jetën e tij kishte hyrë një farë Luiza, të cilën e kishte takuar në kafe “Riche”. Është një studente e Historisë, më e madhe në moshë se ai, prindërit e së cilës kishin një dyqan në shëtitoren “Frederic Mistral”.
Me brunën Luizë, Enveri i shtoi shëtitjet sentimentale. Në mënyrë indirekte ajo ishte shtysë për fillesën e Hoxhës dhe hyrjen e tij në politikë. Në fakt, miku më i mirë i fëmijërisë së Luizës është një i ri militant i degës së Partisë Komuniste franceze. Edhe ajo vetë është e tërhequr nga idetë revolucionare. I inkurajuar nga Luiza, apo i verbër nga dashuria?
Enveri blen rregullisht broshura, të cilat i komenton në takimet me të dashurën e tij. Por, leximet nuk mjaftojnë, pasi Enveri nuk arrin të kuptojë këtë apo atë pasazh. Një ditë, përgjegjësi i librarisë komuniste i jep adresën e një kafeneje të humbur në rrethinat e Monpeljesë. “Shko atje dhe kërko të takohesh me shokun Marcel. Lutju të të shpjegojë tekstet. Është një propagandues i partisë”, i tha ai.
Enveri u takua me Marcelin, pak më i madh se ai në moshë. Dy burrat patën simpati për njëri-tjetrin dhe bëhen miq. Dëgjohet gjithnjë e më pak të flitet për Luizën. E kotë të pyesësh përse…!
Gjatë kësaj kohe, sipas autorit Thomas Schreiber, rezultoi se të riut Hoxha i pëlqenin djemtë muskulozë dhe biondë, argëtohej netëve të vona me ta, duke aluduar për prirje homoseksuale. Por paralelisht biografi zbardh për herë të parë edhe lidhjen sentimentale të studentit shqiptar me një vajzë franceze me emrin Luiza. Sipas të dhënave që disponon Schreiber, është pikërisht kjo femër e cila më pas do të lidhte Enver Hoxhën me komunistët francezë. I gjithë libri përmban 6 kapituj, i ndarë sipas viteve: 1908-1936, 1936-1944, 1944-1948, 1948-1961, 19611978, 1978-1985. Rrëfimi vjen i thjeshtë duke përdorur kohën e tashme, ndërsa në shumë episode autori lë pa shpjeguar “moralin e fabulës”, duke ia lënë interpretimin në dorë vetë lexuesit, sipas dëshirës.
Vepra është e shkruar në frëngjisht dhe nuk është përkthyer ndonjëherë në gjuhën shqipe. Që nga koha e publikimit në një numër të kufizuar kopjesh, biografia nuk u ribotua më as në frëngjisht, duke u zhdukur edhe nga libraritë. Në ato pak deklarime që pati dhënë Thomas Schreiber pas publikimit, theksoi se libri asokohe nuk ngjalli interes në Shqipëri, pasi ishin vitet kur veprat e diktatorit dhe për diktatorin, gjithçka rreth tij grisej ose digjej. Kjo kopje e biografisë është gjetur në një bibliotekë në Francë, ku në vijim kemi përzgjedhur për përkthim faktet e reja nga jeta e Enver Hoxhës në vitet 1930-1933. Humbja e bursës së studimit, dështimi me diplomën, mbijetesën me para borxh dhe transferimin nga Monpelje në Francë, ku nis punë si “kopjues adresash”…
(Pjesë nga libri biografik Enver Hoxha – Sulltani i kuq, i autorit Thomas Schreiber)
***
Me brunen Luizë, Enveri i shtoi shëtitjet sentimentale. Në mënyrë indirekte ajo ishte shtysë për fillesën e Hoxhës dhe hyrjen e tij në politikë. Në fakt, miku më i mirë i fëmijërisë së Luizës është një i ri militant i degës së Partisë Komuniste franceze. Edhe ajo vetë është e tërhequr nga idetë revolucionare. I inkurajuar nga Luiza, apo i verbër nga dashuria? Enveri blen rregullisht broshura, të cilat i komenton në takimet me të dashurën e tij. Por leximet nuk mjaftojnë, pasi Enveri nuk arrin të kuptojë këtë apo atë pasazh. Një ditë, përgjegjësi i librarisë komuniste i jep adresën e një kafeneje të humbur në rrethinat e Monpeliesë. “Shko atje dhe kërko të takohesh me shokun Marcel. Lutju të të shpjegojë tekstet. Është një propagandues i partisë”, i tha ai. Enveri u takua me Marcelin, pak më i madh se ai në moshë. Dy burrat patën simpati për njëri-tjetrin dhe bëhen miq. Dëgjohet gjithnjë e më pak të flitet për Luizën. E kotë të pyesësh përse…
***
Disa javë më pas, Marceli i kërkon Enverit të lexojë librin e George Politzer, filozofit të famshëm marksist francez me origjinë hungareze. Enveri do të ishte nga lexuesit e parë. I tërhequr nga mësimet e librit, Enveri i detyrohet shumë këtij njeriu, i cili e bëri të kuptonte rëndësinë e luftës kundër çdo lloj shfrytëzimi. Politzeri do të ushtrojë një influencë te madhe te Hoxha. Por ngjarjet do të precipitojnë. Pas takimit të tij me Marcelin, interesi i tij për shkencat humane do të rritet. Asgjë tjetër nuk i intereson pa menduar për pasojat, pa men duar se autoritetet shqiptare mund ta toleronin më gjatë për neglizhencën ndaj shkollës. Në fillim të vitit të tretë të kaluar në Monpelie, Enveri dhe miqtë e tij u informuan për vizitën e inspektorit të Ministrisë së Arsimit.
Me mbërritjen e tij, M.Kromiqi mëson për rezultatet e bursistëve. Mund të imagjinohet habia e tij, kur mëson se studenti i quajtur Enver Hoxha është i panjohur në orët e shkencave të natyrës; që është një ndjekës i lirë i orëve të mësimit dhe, si rrjedhojë, pa ndonjë detyrim për dhënie provimesh në një tjetër fakultet tjetër; në fund, ai e kalon kohën me miqtë e tij të Partisë Komuniste. Duke zhgënjyer studentët e zhytur në borxhe, inspektori nuk kishte sjellë me vete çekun e pritur prej tre muajsh. Në vend që t’i paguante, inspektori i kishte mbledhur të rinjtë në kafe “Riche” dhe u fliste për Mbretin Zog.
“Ju duhet t’i jeni besnik dhe të luftoni komunizmin, në të kundërt rrezikoni që t’ju hiqet bursa, madje mund të burgoseni”. Këto diskutime janë thënë nga Hoxha për 45 vjet me radhë. Ai e humbi bursën si viktimë e një pushteti reaksionar, duke e përshkruar inspektorin si një njeri primitiv, të keq, një emisar politik, që kishte ardhur në Monpelie që të trembte studentët e “pabindur”. Në fakt, pak pas vizitës, bursa e Enverit u hoq dhe mungesa e tij në pjesën më të madhe të provimeve e justifikonte vendimin e Ministrisë shqiptare, që mban datën 6 nëntor 1933. Enveri priste lajme të reja. Prej disa javësh, ai bënte ekonomi duke kursyer në ushqim, duke shkuar më pak në kinema dhe duke blerë më pak gazeta e broshura. I privuar nga bursa, Enveri do të donte të rrinte në Monpelie që i kujtonte Gjirokastrën, të vazhdonte studimet, sigurisht në degën e Historisë. Por pasuria e Enverit arrinte deri në 1500 franga ose një muaj rrogë. Origjina e parave?
Kishte pak gjasa që familja në Gjirokastër t’i dërgonte të holla. As nuk bëhej fjalë për ndonjë lek nga Partia Komuniste, Enveri nuk ishte agjent i KOMINTERN-it. Ndoshta punë e vogël, vizitat në kazinotë e Palavas mund t’i sillnin ndonjë qindarkë. Një gjë është e sigurt. As nuk bëhej fjalë që ai të kthehej në Tiranë pa diplomë dhe i papunë. Ai vendos të niset në Paris ku jetojnë shumë shqiptarë, të studiojë në Sorbonë dhe t’ia dalë mbanë. Enveri e lë Monpelienë me zemër të mbushur, ku nuk do t’i shkelë këmba kurrë. Në shkrimet e tij për stacionin ku vuri këmbën për herë të parë e të fundit. Enveri e njihte që më parë Parisin. Në vitin 1931, esë të disa shokëve të liceut që vazhdonin studimet në Sorbonë, ai kaloi disa ditë në kryeqytet. Ai qëndroi te Abaz Omari, djali i kushërirës së tij, ku vizitoi ekspozita dhe sitet kryesore turistike.
***
Tre vjet më pas, Enveri nuk erdhi në cilësinë e të ftuarit. Mbërriti një mëngjes në “Gare de Lyon” dhe më pas mori metronë. Destinacioni: bulevardi “Saint Michel”. Ish-bursieri shpresonte që të gjente Qemal Karagjozin, një ish nxënës i Korçës. Qemali, babai dhe xhaxhai i të cilit ishin mjaft të pasur, njihej nga studenti i Monpeliesë nga një korrespondencë e gjatë me të. Më pas, ai mbërrin pranë hotelit” Monsieur le Prince”. Pronarja e tij, një grua e shëndoshë me fytyrë të fryrë, i tregon numrin e dhomës së Qemalit. Në katin e katërt pranë shkallëve ndodhet dhoma e vogël e mikut të tij. Përqafime. Qemali është po aq i kënaqur që pa Enverin, pasi prej kohësh priste lekët që i dërgonin prindërit, ndërsa po vdiste nga dëshira për të blerë cigare dhe të hante një vakt të mirë. Në shkëmbim të kësaj, Qemali pranoi të ndante me Enverin dhomën katër metra katrorë, sigurisht pa dijeninë e pronares.
Dy miqtë nisën të organizoheshin. Hanin bukë te një lokal pranë Sorbonës, që e kishte hapur një shqiptar me origjinë nga Përmeti. Një ditë, Enveri priti doktor Remzi Ficon, një kushëri i largët i të ëmës, një personazh shumë i njohur dhe i respektuar. Pasi kishte siguruar fjetjen dhe ngrënien, Enveri nisi të kërkonte punë. Për shumë javë ai bredh në rrugët e Parisit, në kopshtet e Luksenburgut, vende këto që do t’i vizitonte 12 vjet më vonë, por kësaj here si kryeministër dhe ministër i Jashtëm. Por në atë kohë ai ishte thjesht një student i varfër dhe lekët po shkonin drejt fundit. Çdo ditë ai gërmon nëpër njoftimet e vogla, prezantohej në adresën e treguar ku mësonte se vendi ishte zënë. I zhgënjyer ai shkonte në një kafene ku lexonte shtypin, derisa kamerierët i kërkonin të largohej ose të merrte një pije tjetër. Ndodhte që Qemali dhe doktor Remziu i jepnin ndonë të hollë, i paguanin lekët e kinemasë, por nuk mjaftonin për të jetuar.
Në fund, thuajse gati për të braktisur gjithçka dhe të kthehej në Shqipëri, Hoxha gjen rastësisht një njoftim në gazetë ku kërkohej “një kopjues adresash”. Edhe pse jo ndonjë punë e hairit, vendos të provojë fatin e tij. Personi që e pret, një tregtar vere, i jep një fletë për të parë shkrimin e tij. Marrëveshja u mbyll: ai do të merrte 30 franga për një pjesë adresash. Në mbrëmje ai u thotë shokëve se kishte gjetur një punë, sigurisht i keqpaguar, por do ta ndihmonte të mos vdiste urie. Edhe sipas kujtimeve të tij dhe dëshmive të tjera mësohet se doktor Remziu i kishte thënë se “kjo nuk është një punë që të përshtatet. Bëje për momentin, por të këshilloj të shkosh në legatën shqiptare, Nocka do të të presë sigurisht. E njoh, kërkoja, ndoshta të rijep bursën”. Enveri paraqitet në legatën mbretërore shqiptare. Takohet me sekretarin e parë Nocka, një mesoburrë që e pret mirë, madje duke i ofruar edhe një cigare. Enveri tregon për shkollën e ndjekur në Monpelie, ose më shumë tregon versionin e tij, duke u sjellë si i surprizuar pasi i kishin hequr bursën.
Ai ankohet se tani është i detyruar të bënte mijëra punë të vogla në vend që të ndiqte studimet. Diplomati e dëgjon me vëmendje. I vënë në dijeni për lidhjen farefisnore të Enverit me doktor Ficon, ai i premton ndihmë. Disa javë më pas, gjatë të cilave Enveri nuk rreshti së shkruari adresa në zarfe, doktor Fico e informon për një lajm të keq: Autoritetet e Tiranës i ishin përgjigjur negativisht kërkesës për rastin e prezantuar me gjithë mbështetjen e legatës së Parisit. Disa mund të mendonin se Enveri ishte “djegur” si një komunist të cilit nuk duhet t’i zihet besë. Gabim! Nocka u shpreh se ishte mërzitur dhe i propozon aty për aty Hoxhës të bëhej sekretar i konsullit të ardhshëm shqiptar, që mendohej të ishte në Bruksel.
Konsullata do të drejtohej nga një farë George Marothi, shtetas francez me origjinë hungareze, biznesmen. Marothi dëshiron t’i shtrijë marrëdhëniet në rrethet diplomatike dhe bankare në Belgjikë e Holandë, vende ku Shqipëria nuk ishte e pranishme. Konsulli i ardhshëm është i gatshëm të paguajë qiranë e konsullatës, po kështu edhe mbajtjen e një sekretari. Legata e Parisit do t’i ofronte pullat dhe vulat konsullore për të siguruar funksionimin e këtij shërbimi. Por nuk mbaron me kaq. Para hapjes, konsulli i ardhshëm dhe atasheu donin të mësonin shqipen. Të bënin dy orë mësim në javë dhe janë gati të paguajnë 20 franga për një orë e gjysmë.
Për Enver Hoxhën, sekretarin e konsullatës, ky ishte një shans i mirë. Me 40 frangat e kursit dhe 60 frangat e adresave ai mund të siguronte mjaftueshëm lekë. Por pa folur për të ardhmen. Një revolucionar, a mund t’i shërbejë aparatit të regjimit shqiptar? Çështja ende nuk është prekur. Ndoshta ndryshe nga legjendat e mëpastajme, Hoxha asokohe ende nuk ishte militant komunist. Thjesht një i ri në kërkim të aventurës. Dy javë më vonë, ai njihet me konsullin, punëdhënësin e tij të ardhshëm. Mësimi kryhej me një manual që i ishte marrë hua një pjesëtari të legatës, aty ku zhvillohej dhe kursi.
Enver Hoxha kishte rivalitet për vajzat me Nedin Kokonën!
Në librin biografik “Enver Hoxha, sulltani i kuq”, autori Thomas Schreiber ka shkruar edhe për vitet si liceist të diktatorit të Shqipërisë. Në këtë biografi që publikohet për herë të parë nga Gazeta Panorama.al zbulohen detaje të panjohur për jetën e tij si student, nga lidhja e parë intime te pëlqimi për shoqen e klasës, Sabiha Kasimati.
“Ajo njihej si Libohova (Sabiha Kasimati, me origjinë nga Libohova, nga ku kishte marrë pseudonimin). Babai i saj ishte një mjek i njohur i dalë nga borgjezia gjirokastrite. “Libohova” ishte e kundërta e një studenteje të shkëlqyer, por ka shumë sukses. E përkëdhelur dhe e parfumosur, asaj i vinte nga pas dhe një tjetër person, djali i një funksionari të lartë. Edhe profesori i fizikës dhe kimisë interesohej për këtë vajzë”, theksohet në biografinë e Thomas Schreiber.
Ja çfarë ka konstatuar Schreiber:
“Enveri i përkiste klasës së të privilegjuarve që në Shqipërinë e viteve ’20 mund të studionin dhe të kishin marrëdhënie me botën e jashtme. Edhe ai vetë e quante veten intelektual, njeri mjaft të kultivuar, i shtyrë nga modeli francez. Dhe megjithatë, ai mbetet i ndikuar nga ambienti ku jeton.
Kur ai bën shëtitje me shokët në rrugët e Korçës, vajzat kanë sy vetëm për një farë Nedin Kokona, një tjetër student dhe Hoxha bëhet sërish xheloz. Edhe pse ai nuk flet shumë për ndjenja, pasi deri në vitin 1928 ai nuk ka shumë sukses me vajzat. Është një djalë i turpshëm, që nuk bredh pas fustanit të vajzave dhe, me sa duket, më pak i dhënë se shokët e tij. Të gjitha këto të bëjnë të mendosh se nuk kishte asnjë eksperiencë me femrat. Ende nuk dihet se cila është vajza e parë me të cilën është dashuruar Hoxha. Takimi i parë i tij mund të ketë ndodhur në pranverën e vitit 1929 në një hotel të Korçës. Në moshën 21 vjeçe ai zbuloi dëshirën e mishit. Edhe pse për një kohë të gjatë ai kishte miqësi vetëm me miq nga Korça e Gjirokastra. Episodi në hotelin e Korçës do të shënojë dhe biseksualitetin e tij.
Në shkrimet e tij të vitit 1945, ai do të tregohet shumë diskret për çështjet personale. Pa thënë asnjë fjalë sigurisht mbi shoqërinë me meshkujt, të konfirmuara nga shumë burime. Por në të njëjtat shënime sigurisht ai nuk e fsheh dimensionin narcizist të tij. Ai nuk e mohon faktin se ishte një burrë i bukur dhe që pëlqehej. Po kështu përshkruan fakte pa vlerë si blerja e orës së parë apo blerja e makinës së rrojës. Sigurisht që ishte njeri që kujdesej për veten. Hoxha u bë menjëherë një nga studentët më të hedhur të liceut të Korçës. Dhe sigurisht një nga ata që do të shënojë historinë e liceut për nga inteligjenca.
Pas mësimit që mbaronte nga ora 17:00, Enver Hoxha dhe shokët e tij takoheshin rregullisht në kafe “Panda“, në mes të një kopshti. Ishte vendi i preferuar i studentëve të qytetit. Pas mbarimit të vitit të parë të shkollës në Korçë, ai kthehet në qytetin e lindjes dhe merr me vete një libër shkollor.
Familja shkruante ai “nuk mbahej nga gëzimi për djalin e preferuar”. Hoxha sillej si një yll në Gjirokastër. Në shoqërinë e xhaxhait të tij, ai i kalonte pasditet në kafene dhe fliste për jetën pasionante në liceun francez. Ai është i ndërgjegjshëm për karizmën e tij për ata që e dëgjojnë. Pas kthimit në lice në shtatorin e vitit 1929, Hoxha nisi të përgatitej për provimet e maturës dhe drejtori i shkollës kërkonte që nxënësit t’i kushtonin sa më shumë kohë mësimit. Ndërkohë, Hoxha i pasionuar pas studimeve, zbuloi se ishte dashuria ajo që e shqetësonte. Ai i vardisej vajzës së vetme të liceut.
Ajo njihej si Libohova (Sabiha Kasimati, me origjinë nga Libohova, nga ku kishte marrë pseudonimin). Babai i saj ishte një mjek i njohur i dalë nga borgjezia gjirokastrite. “Libohova” ishte e kundërta e një studenteje të shkëlqyer, por ka shumë sukses. E përkëdhelur dhe e parfumosur, asaj i vinte nga pas dhe një tjetër person, djali i një funksionari të lartë. Edhe profesori i fizikës dhe kimisë interesohej për këtë vajzë.
Më kot kërkonin në radhët e shokëve të Hoxhës ndonjë person që i përkiste shtresës së proletariatit. Megjithatë, faktet e tregojnë se Hoxha kishte shumë afinitet me këtë borgjeze. Përkundër legjendës që flitej pas vitit 1945, Hoxha nuk qe revolucionari i madh që kishte përqafuar marksizëm-leninizmin që në moshë të re”. (Ky fejton është botuar në gazetën Panorama.al)
http://www.panorama.com.al/zbulohen-sekretet-e-jetes-private-te-diktatorit-enver-hoxha-kishte-rivalitet-per-vajzat-me-nedin-kokonen-ne-lice-i-vardisej-sabiha-kasimatit-por/