Janë bërë 23 vjet që jeton vetëm me kujtimet për të, e në çdo moment Zahe Bajrami, mundohet ta mbaj afër fotografinë e bashkëshortit të saj të vrarë me 28 shkurt të vitit 1999.
Atë ditë forcat serbe hynë në shtëpinë e tyre në Osek Hilë të Gjakovës, por vrasjen e bënë shqiptarët të veshur me uniformen serbe.
Kjo e rëndon edhe më shumë dhimbjen e zonjës së shtëpisë, e cila pa me sytë e saj, Mushk Jakupin dhe Muharrem Ibraj duke ia vrarë bashkëshortin.
“Unë them: “S’di qysh s’jemi tranu”, shprehet Zahe Bajrami.
Është e rëndë për Zahe Bajramin, të flas për dhimbjen e madhe që kishte përjetuar mëngjesin e hershëm të 28 shkurtit 1999.
Pothuajse i gjithë fshati Osekë Hylë i njohin babë e bir që u rreshtuan krah forcave serbe.
Njëri nga ta që ishte nxënës në atë kohë, rrëfen për T7 momentin kur ishte rrahur nga dy prej 200 policëve që kishte në dispozicion Mushkë Jakupi.
Kalimi në njërën nga rrugët ishte i pamundur pa u torturuar nga policët që i komandonte shqiptari me origjinë nga Gjakova që sot jeton në Serbi.
Rrahje e maltretime përjetuan të gjithë banorët, përfshirë këtu edhe nxënës.
Mushk Jakupi e Muharrem Ibraj kishin edhe bashkëpuntor tjerë, të cilët për çdo mbrëmje i raportonin në detaje për ato që ndodhte në këtë fshat të Gjakovës.
E përveç torturave këta kishin kryer edhe shumë vrasje të civilëve shqiptarë në atë kohë.
Hyrja e trupave ta NATO-s në Kosovë, detyruan këtë shqiptarë të largohen nga Gjakova për t’u shpërngulur në Serbi ku jetojnë edhe sot.
Muharrem Ibraj u përmend në seancën gjyqësore në Hagë që po zhvillohet ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK’së, ku ish-nënkryetari Nasim Haradinaj tha se Ibraj ishte shqiptari që kreu krime në luftën e fundit në Kosovë.
Në vitin 2005, Muharrem Ibraj kishte dëshmuar edhe në Hagë në mbrojtje të Sllobodan Millosheviqit.
Ai ishte pjesë e policisë serbe dhe tani jeton me një pension në Serbi. Ibraj ishte i vetmi shqiptar në një listë prej 18 personash që kërkoheshin nga Interpoli për krime lufte të kryera në Kosovë.
Në shkurt 2009 dhe në janar 2014, Tribunali i Hagës i dënoi këta persona, mes tjerash edhe për Masakrën e Mejës: Nikola Šainović, zëvendës-kryeministër i RFJ-së 1996-2000 – 22 vjet; Dragoljub Ojdanić, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë 98-2000 -15 vjet; Nebojša Pavković, komandant i Batalionit të Tretë të Ushtrisë së Jugosllavisë 98-99 – 22 vjet; Vladimir Lazarević, komandant i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë së Jugosllavisë – 14 vjet; Sreten Lukić, komandant i policisë sërbe në Kosovë 1998-1999 – 20 vjet.
Në prill 2013 prokurorët e EULEX-it filluan hetimin ndaj afërsisht 20 personave për Masakrën e Mejës. Në korrik 2015 prokurori Charles Hardaway ngriti aktakuzë kundër shqiptarit Sahit Halitaj, me arsyetimin se u ka ndihmuar policëve serbë për krimet kundër civilëve shqiptarë në Mejë. Në dhjetor 2015, ‘pas paraqitjes së rrethanave të reja’, prokurori që ngriti aktakuzën, parashtroi propozimin për tërheqje nga aktakuza.
Në shkurt 2015, INTERPOL-i, me kërkesë të UNMIK-ut, lëshoi urdhërarrest ndaj 17 pjesëtarëve të forcave serbe të sigurisë për Masakrën e Mejës.
Kush ishin dy shqiptarët nga Gjakova, babë e bir, që kryenin krime ndaj shqiptarëve?
Muharrem Ibraj dhe Mushk Jakupi babë e bir nga fshati Osek Hilë i Gjakovës kishin kryer krime ndaj shqiptarëve në uniformën e policisë serbe.
Në seancën gjyqësore në Hagë ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së ka dëshmuar ish-nënkryetari Nasim Haradinaj. Ai i përmendi shqiptarët që kanë shërbyer në policinë e Serbisë të cilët kanë kryer krime në luftën e fundit në Kosovë. Haradinaj tha se Muharrem Ibraj së bashku me babain e tij të cilët vijnë nga fshati Osek Hilë i Gjakovës në uniformën e policisë serbe kishin vrarë fqinjin e tyre shqiptar, raporton Gazeta Express.
Duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të tij mbrojtëse, Toby Cedman, Haradinaj tha se në Kosovë krime kanë kryer edhe shqiptarët.
“Krime kanë bërë edhe shqiptarët, sikur është Muharrem Ibra me babën e vëllanë e vet, që me uniforma serbe kane vra kojshinë… Ne jemi për zbulimin e të gjitha krimeve, pa marrë parasysh se kush i ka kryer. Por, jo të ketë diskriminim”, tha ai.
Në vitin 2005, Muharrem Ibraj kishte dëshmuar edhe në Hagë në mbrojtje të Sllobodan Millosheviqit.
“Unë shkova ne Hagë, nuk kam dashur të tradhtoj Serbinë. Kam lindur në Serbi, në Jugosllavi, dhe e kam thënë të vërtetën”, kishte thënë ai.
Ibraj ishte pjesë e policisë serbe dhe tani jeton me një pension në Serbi.
Ish-shefi i “sigurisë lokale” nga zonën e Gjakovës mohoi krimet e kryera kundër civilëve shqiptarë nga forcat serbe duke thënë se nuk kishte asnjë informacion për ndonjë krim të kryer nga ushtria dhe policia serbe kundër civilëve shqiptarë në vitin 1999.
Muharem Ibraj ishte emëruar nga kryetari serb i komunës Momçilo Stanojeviç, shef i “sigurisë lokale”. Në qershor 1999, kishte ikur nga Kosova bashkë me forcat serbe. Kur u pyet nga një gjyqtar pse nuk e kishte përkrahur UÇK-në, Ibraj u përgjigj:
“UÇK-ja ishte kundër shtetit.”
Dëshmia e Muharrem Ibrajt, i cili u akuzua për vrasjen e një shqiptari në fillim të marsit të vitit 1999, u publikua nga radio televizioni shtetëror serb.