Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka lëshuar një deklaratë ku shpreh frikën për mundësinë e një pushtimi rus të Ukrainës, por duke përshëndetur fuqinë e vendit të tij. Udhëheqësi ukrainas tha se kishte dëgjuar raportet e SHBA se Rusia mund të pushtonte të mërkurën, por tha se do ta bënte 16 shkurtin një “ditë uniteti”. Sipas inteligjencës amerikane, Rusia ka grumbulluar 130,000 trupa përgjatë kufijve të Ukrainës dhe ka vendosur armatime të avancuara. Perëndimi thotë se grumbullimi mund të jetë përgatitje e Moskës për ta pushuar Ukrainën, por Kremlini mohon se ka plane të tilla.
“Ne jemi të frikësuar nga lufta e madhe dhe data e pushtimit ushtarak është caktuar sërish”, tha Zelensky në deklaratë.
“Kjo nuk është hera e parë, por shteti ynë sot është më i fortë se kurrë. Ne duam paqe dhe duam t’i zgjidhim të gjitha çështjet ekskluzivisht përmes negociatave”.
Presidenti vazhdoi të parashikojë se rajonet e Donbass dhe Krimesë do të kthehen në kontrollin e Ukrainës me mjete diplomatike.
Ai vlerësoi ushtrinë e Ukrainës dhe tha se ajo është “shumë herë më e fortë se tetë vjet më parë”.
Zelensky tha se më 16 shkurt “ne do të ngremë flamuj kombëtarë, do të vendosim shirita blu dhe të verdhë dhe do t’i tregojmë botës unitetin tonë”.
Ndërkohë, ministrat e financave të grupit G7 paralajmëruan Rusinë për pasoja “të rënda” ekonomike, nëse vendos që ta pushtojë Ukrainën. G7 po ashtu premtoi ndihmë për ekonominë ukrainase.
“Grumbullimi i vazhdueshëm ushtarak rus në kufijtë e Ukrainës është shkak për shqetësim të madh. Ne, ministrat e financave të G7-ës, theksojmë gatishmërinë tonë për të reaguar menjëherë dhe në mënyrë të vendosur për të mbështetur ekonominë ukrainase”, thuhet në deklaratën e përbashkët të ministrave të financave.
“Çdo agresion i mëtejmë nga Rusia ndaj Ukrainës do të pasohet me përgjigje të shpejtë, të koordinuar dhe të fuqishme”, thanë ministrat e G7-ës.
“Ne jemi të përgatitur që bashkërisht të vendosim sanksione ekonomike dhe financiare, të cilat do të jenë masive dhe do të shkaktojnë pasoja të menjëhershme ndaj ekonomisë ruse”, thuhet në deklaratë.
Në G7 bëjnë pjesë: Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.
Sipas inteligjencës amerikane, Rusia ka grumbulluar 130,000 trupa përgjatë kufijve të Ukrainës dhe ka vendosur armatime të avancuara. Perëndimi thotë se grumbullimi mund të jetë përgatitje e Moskës për ta pushuar Ukrainën, por Kremlini mohon se ka plane të tilla.