Gjyqi në Hagë ndaj ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi mund të zgjasë edhe për 10 vite. Deklarata është bërë nga avokati i tij mbrojtjes, Dastid Pallaska.
Në një intervistë për emisionin “Opinion” ai ka deklaruar se edhe nëse ish-Presidenti i Kosovës shpallet i pafajshëm nuk mund të kërkojë dëmshpërblim për arrestimin.
Pallaska theksoi se me ritmin që po ecën procesi gjyqësor ndaj Thaçit por dhe ish-zyrtarëve të tjerë të lartë, gjykimi mund të zgjasë edhe mbi 10 vite.
Pyetje: Çështja mund të zgjasë dhe mbi 10 vite?
Pallaska: Më këtë mënyrë menaxhimi të prokurorisë po, absolutisht po. Baza ligjore për të kërkuar një kompensim nëse dalin të pafajshëm nuk është e qartë. Kompensimi bëhet kur arrestohet dhe paraburgoset në mënyrë të kundërligjshme. Në këtë rast është kërkuar nga gjykata.