Një tjetër qytet bie në duart e pushtuesve, rusët kapin udhëheqësit dhe heqin flamujt ukrainas nga ndërtesat

Një qytet në jug të Ukrainës është pushtuar nga Rusia, raportojnë mediat ukrainase.

Trupat ruse kanë pushtuar Nova Kakhovka, ose Kakhovka e Re. Është një qytet i vogël, por i vendosur në mënyrë strategjike në lumin Dnieper, i cili furnizon drejtpërdrejt gadishullin e Krimesë me kanale uji.

Kryebashkiaku i saj Volodymyr Kovalenko ka thënë se trupat ruse kanë kapur komitetin ekzekutiv të qytetit dhe kanë hequr të gjithë flamujt ukrainas nga ndërtesat, shkruan BBC.

Analistët kanë vënë në dukje se avancimi i Rusisë nga jugu ka qenë më i suksesshmi deri më tani, me forcat ruse që kërcënojnë Kherson, Mykolaiv dhe Melitopol.

 

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.