Rusia gjen “portën” në Ballkan, dyfishohen fluturimet mes Moskës dhe Beogradit

Edhe pse vetëm pak ditë pas nisjes së luftës, Shqipëria dhe Maqedonia vendosën për mbylljen e hapësirës ajrore për Rusinë, Serbia ka bërë të kundërtën duke dyfishuar fluturimet drejt Moskës.

Serbia mbetet i vetmi vend në Evropë përveç Bjellorusisë që nuk ka arritur të vendosë sanksione ndaj Moskës, dhe për më tepër ka rritur fluturimet midis dy vendeve.

Air Serbia po ofron 15 fluturime direkte për në Moskë, nga tetë që ishin përpara se Rusia të niste pushtimin e saj të Ukrainës javën e kaluar.

Kjo do të thotë që fluturimet nga Rusia mund të vijnë në Serbi, dhe ata në bord mund të hyjnë më pas në Bashkimin Evropian.

Sipas të përditshmes së Beogradit Večernje Novosti, shumica e udhëtarëve nga Evropa zgjedhin të fluturojnë me linja ajrore të mëdha përmes Lindjes së Mesme, por fluturimi tre-orësh i Air Serbia është shumë më i shkurtër.

Leave a Comment

Your email address will not be published.