Pasi nuk arriti të pushtojë kryeqytetin e Ukrainës, Kievin, Rusia ka të ngjarë të zhvendosë fuqinë e saj sulmuese në Donbass në Ukrainën lindore. Kështu të paktën pretendon Inteligjenca Britanike e Mbrojtjes.
Sipas inteligjencës londineze, pengesat e përsëritura të Rusisë dhe kundërsulmi i suksesshëm i forcave ukrainase e bëjnë pothuajse të sigurt faktin se ofensiva ruse ka dështuar në qëllimin e saj për të rrethuar Kievin.
“Deklaratat ruse në lidhje me reduktimin e aktivitetit rreth Kievit, dhe raportet që tregojnë tërheqjen e disa njësive ruse nga këto zona”, mund të shpjegohen me “pranimin e Rusisë që tani ka humbur iniciativën në rajon”.