Një ngjarje e rëndë është shënuar në Francë, ku protagonist kanë qenë një çift nga Kosova. Burrë e grua me origjinë nga Kosova janë gjetur të vdekur në apartamentin e tyre në qytetin Epinal të Francës ditën e martë, shkruajnë mediat franceze.
Trupat e tyre janë gjetur me plagë nga një mjet i mprehtë, që dyshohet të jetë thikë, dhe Policia nuk ka përjashtuar asnjë hipotezë për momentin, shkruan France TV Info.
Çifti ishte rreth të dyzetave dhe kishin shtatë fëmijë, nga pesë deri në 21 vjeç.