Në Godanc të Shtimes sot u shënua dita e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët e cila mban emrin e kolosit tonë kombëtar Hasan Prishtina. Me këtë rast u organizua edhe një program festiv dedikuar nxënësve, arsimtarëve dhe gjithë msyafirëve të pranishëm. Këtë atmosferë festive e bëri madhështore edhe prezenca e studiuesit dhe trashëgimtarit të familjes së Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina, i cili kësaj shkolle ia dhuroi një portret të Hasan Prishtinës, disa tituj librash të botuar nga ITSHKSH – Shkup, si, dhe triko me emblemën e Hasan Prishtinës.
Në shenjë falenderimi ndaj Mehmet Prishtinës, drejtoria e Shkollës “Hasan Prishtina” i ndau atij një mirënjohje për merita të pakursyera në afirmimin dhe artikulimin publik të ideve largapamëse të Hasan Perishtinës.
Në këtë festë të shkollës, përpos mysafirëve të shumtë, ishin prezent edhe Kryetari i KK Shtime, Dr. Qemajl Aliu, Drejtori i Shkollës Bashkim Ramadani, shkrimtari Banush Imeri , drejtor i Arsimit të KK Shtime, veteranë të arsimit. Atmosfera kishte petk solem në saje të programit artistik që kishin përgatitur nxënësit e kësaj shkolle.
KJo ngjarje është shënuar edhe në llogariunë zyrtare të FB të kësaj shkolle, ku ndër të tjera thuhet:
”
Sot të lumtur e të ribashkuar, pas dy viteve pandemi, festuam ditën e shkollës sonë.
Nxënës me fëtyra të buzëqeshura, me performime të ndryshme artistike, me zërin e tyre të ëmbël, jehuan në oborrin e shkollës duke kremtuar ditën e themelimit të saj.
E veçanta e këtij përvjetori ishte prania e Mehmet Prishtinës stërnipit të Hasan Prishtinës.
Poashtu të pranishëm ishin edhe kryetari i komunës së Shtimes z.Qemajl Aliu dhe drejtori Lulzim Sahiti.
E premte, 03.06.2022″