Për herë të parë, Shqipëria pati një bankë të sajën në vitin 1913, pas shpalljes së Pavarësisë, edhe pse me një veprimtari të kufizuar e pa mundur të realizojë misionin për të cilin ishte krijuar.
Megjithatë, prezenca e institucioneve financiare moderne daton shumë më herët; që në kohën kur Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Osmane dhe e ndarë në 4 njësi administrative.
Instituti i parë financiar modern për veprimet monetare në Perandorinë Osmane u krijua në vitin 1863. Deri në atë kohë, Perandoria kishte refuzuar që të modernizonte financat por situata e borxhit të thelluar ndaj shteteve europiane e ktheu në domosdoshmëri nevojën për modernizimin e financave.
Në këtë mënyrë, u krijua edhe Banka Perandorake Osmane apo ‘Banque Imperiale Ottomane’, me kapital të përbashkët francez dhe anglez dhe që kishte në qendër të funksionit të saj emetimin e kartëmonedhave dhe kreditimin.
Kjo bankë krijoi degë edhe në trojet shqiptare; në qendrat e 4 vilajeteve, në Shkodër, Shkup, Manastir e Janinë/ Scan.tv