KUDO SHKOJMË NEPËR BOTË, PA VËNDLINDJE I PA PLOTË

Prof.Kolë BUJA, sjell mesazhin festiv e historik në Palç!

Për të ruajtur e promovue këto vlera, për të kaluar nga një brez te tjetri bëjmë takimet e përvitësheme në vëndlindje si një diell që na ngrohë të gjitheve. Eventi festiv i oganizuar dhe i sponzorizuar nga Besim Malaj dhe Afrim Gjergji meriton vlerimin dhe falnderimin e secilit nga ne dhe pjesëmarrësit. Mirëse vini për çdo herë, për miq kullat nuk kanë derë!

Ne festën e për vitëshme të fshatit Palçi i Merturit për ruajtjen e trashgimisë, historisë kulturore, si dhe për tu kujdesur në ruajtjen me nderë të emrit që na lanë të parët tanë në breza.

Këtij eventi ju bashkua edhe Bashkia e Tropojes për hapjen e sezionit turistik në zonën e NIKAJ-MERTURIT përkatësisht sot në Bjeshket e Palçit, duke promovuar vlerat turistike, kulturore e historike te kesaj zone të bekuar nga Zoti.
Duke falenderuar Bashkine per investiment e bëra në të gjithë rrethin e Tropojës e sidimos me bukuritë e këtyre bjeshkeve, duke ja shtuar vlerat këtyre vëndeve zanash e shtojzovalleve të ketyre trojeve te ciklit te kreshnikeve.
Duke na nderuar me pjesmarrje e tij K/Bashkis z.Rexh Byberi, zv. Prefekti N/krytari Bashkisë Kryetari i Shoqatës Nikaj -Mertur z. Gjin Progni ,n/k Shoqates N-M për Shqipri e Kosovë z.Krist Mula, bashkëshortja e heroit Jusuf Gervallës – Zj Syzana Gervalla, bashkë krahinas e vëllezërit nga Kosova dhe bashkëfshatarët të cilët ja shtuan bukurinë ketyre bjeshkëve të Palçit me koken në maje të Ershellit e këmbet i freskon te Drini,
Palçi si vellai madh i Merturit i cili ka pasë bajrakun dhe Vojvoden e Merturit, Kishen dhe Shkollen per Palç, Salce, Brisë. Në këtë Kishë sherbyen që nga Pader Loro Mileta që vendosi kumonën e kishës me emrin e tij, sherbeu Pader Benardin Palaj i veçuar si mbledhesi i ciklit të kreshnikve, deri te frati atdhetar e patioti Pader Benardin Llupi i cili vendosi atdheun mbi fenë në luftën kundër SerboMala zezve në vitin 1915.
Madheshtinë kesaj zone ja shton qëndresa e rezistenca e pathyeshmeria ndaj osmanëve të Dergut Pashës, betejë kjo e tre fshatrave me prijësit popullor; Man Avdia i Palçit, Prel Tuli i Salcës, Deli Tahiri, Prel Sejda i Brises, por kjo betejë u mbeshtet menjëherë nga Shala e Shoshi. Qëndresa heroike e ketyre malësorve në Koder Palç T’therme e Guri Murg, i cili u quajt “guri fatal” e detyruan pushuesin turk të kthehet andej nga erdhën.

Kenga poullore thote:
“Qysh se duel Pasha prej Gashi u ndesh ne burra në Kodra të Palçit,
More Pashë na paq ne qafe, si na qove në Palç e Salcë,
Me qite top po i hallakatë,
Mitrolozit i thonë turraqë”.
Risto Siliqi shkruan;-
Qafës Kolqit rrugës shpume,
ku merr rruga për ne Pejë,
një ushtri e shpartallueme po shkon rruges si grue e vejë!
Krahas burrave luftuan edhe gratë ku ranë deshmore Lule Sylja dhe Zoj Markja ku dhe shkolla mban emrin e tyre.
Lufta për fe e atdhe u mishërue ne luften kunder Malit Zi sipas kujtimeve të daktiloshkrimit origjinal të At Benardin Llupit ku çdo Nikaj-Mertures duhet ta ketë në biblotekën e tij këtë liber, ku tregon për rolin kishes dhe luften nën udhëheqjen bajraktarve te Nikajve, Merturit, Gashit, Krasniqes e Betyqit me Bajram Currin dhe qëndrimin që kanë mbajtur ndaj pushtuesve ..!
NikajMërturasit organizuen edhe qëndrese ndaj vëndosjes sistemit komunist, por shumë shpejt erdhi hakmarrja ndaj kësaj zone me operacionin e mbledhjes armeve duke pushkatuar ditën e festës Shën Mhill në sy të burrave të Nikaj-Merturit, Fete Sadikun e Uke Qunin, për të mbetur të pa vdekshëm në zemrat e Nkaj Merturasve.
Qendresa vazhdon edhe në burgjet e diktatures nga legjenda Sokol Sokoli apo siç e quante vetën Sokol Palçi, në Qafe Bari e në Spaq, i cili edhe i burgosur jau fuste frigen regjimit.
Ne demokraci nga familjaret u gjeten eshtrat dhe u rivarros i mbuluar me lavdi. Kontributi i Palçit edhe në drejtimin e organeve te pushtetit në Nikaj-Merturë e me gjere si:
-Infermieri i parë si mjek i Nikaj-Merturit.
-Kryetar keshillit bashkuar.
-Kryetar Komune
-Sot edhe Kryetar Njesisë Administative.
-Drejtor e Shef Policie.
-Drejtor Arsimi.
-Drejtor Ndërmarrje.
-Drejtor i Pergjithshem i Pyjeve.
-Biznesmen dhe themelues e sponsorizues të Shoqatës N-M
dhe kryetari i pare i Ndreajve Palçit z.Pashk Preka.
-Kryetar Partie Parlamentare dhe anëtar i Keshillit Bashkisë Tiranë- Avokat Dhimiter Muslia, sot kryetar i Shoqates Ndreajve Palçit.
Profekt për Lezhën dhe Shkodrën & Qytetar Nderi i Tropojes z.Kole Malaj.
Një fshat i vogel por me pasuri vlerash njerëzore e intelektuale. Këtë e deshmon edhe shembulli i tolerances mirkuptimit e marrveshjeve ne vite, një fshat i dekuruar nga presidiumi i Kuvendit popullor për keto vlera.
Edhe në vitet e demokracisë u arrit të bëhen pajtimet e dy gjaqeve pa ndermjetesinë as të Bajraktarve as të Shtetit, por këtë forcë e kemi pasë mes njeri-tjetrit dhe vetit.
Ambasdoret më të mirë të Palçit janë këngataret që na shoqërojnë në gëzimet tona, me mbretin e kënges popullore të madhin Zef Beka, me artistin Eduart Sokoli, me Profesorin ne diasporë që këndon po dhe na sponsorizon aktivitet tona z Mark Sokoli,
-Prek Ndou e Afrim Gjergji e Sokol Beka
-Bib M. Geci e Ndoc Geci me kënget e tyre karakteristike, me të ndjerit Martin Toma dhe Prel Qerimi.
Pjese e mirë e vlerave tona, gjakut tonë ka qënë Kosova djepi i heroizmit e luftes për liri që në themelet e Shtetit Shqipetar dhe Kosoves së lirë, ata dredhen gjakun për të betonizuar lirinë.
Një pësonalitet si arkitekt i shtetit pavarur shqipetar, kryeministri i 8-të i Shqiprisë me origjinë nga Merturi i Palçit është Hasan Prishtina, kjo e dekumentuar dhe deklaruar nga nipi i tij-Mehmet Prishtina. Busti Tij ndodhet në Tiranë, Prishtinë, Shkup e Vlorë.
Udhëheqesi i kryengritjes së Kaqanikut Idriz Seferi. Pionieri i parë i luftës për Kosovën Republikë- udheheqës i protestave 1981 Jusuf e Bardhosh Gervalla i cili sot nderohet me titullin “Qytetar NDERI i Tropojes” edhe rruga drejt fshatit të origjinës merr emrin e Tij, ku na nderoi me pjesëmarrjen e saj bashkeshortja Zj. Syzana Gervalla, vajza e tij znj. Donika Gervalla e cila është Z/Kryministre
Ministre e jashtme Shtetit Kosovës.
Një personalitet tjeter i Palçit ishe edhe ministri i ndjerë Tom Hajdari.
Ndërse kur tregon se Liria ka emer, plaku dhe flamurtari i lirisë me deshmorin Princ Mark Ndrea dhe familjen mbeten një frymëzim për brezat “se liria nuk dhurohet po fitohet”, deri te martiri Ded Geci u flijue kur ju cenue nderi e kodi i familjes.
Për të ruajtur e promovue këto vlera, për të kaluar nga një brez te tjetri bëjmë takimet e përvitësheme në vëndlindje si një diell që na ngrohë të gjitheve. Eventi festiv i oganizuar dhe i sponzorizuar nga Besim Malaj dhe Afrim Gjergji meriton vlerimin dhe falnderimin e secilit nga ne dhe pjesëmarrësit.
Mirëse vini për çdo herë, për miq kullat nuk kanë derë!

Leave a Comment

Your email address will not be published.