Pas vendimit të autoriteteve në Prishtinë për të zgjatur një muaj lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë, me kërkesë të ambasadës amerikane, barrikadat që ishin vendosur në vendkalimin kufitar Merdare, janë hequr, ku trafiku po zhvillohet normalisht që nga mëngjesi i sotëm, raportoi Beta.
Shqiptarët që kthehen me pushime nga vendet perëndimore presin më së shumti për të hyrë në Kosovë, transmeton Beta.
Në Jarinjë deri në orën 06:30 nuk ka ndryshime në krahasim me ditën e djeshme, barrikadat janë ende në rrugë.
Ka filluar heqja e kamionëve të vendosur edhe në fshatin Rudarë në veri të Kosovës.
Radio Evropa e Lirë raporton se ka filluar tërheqja e automjeteve që ishin vendosur si barrikada në rrugët në veri të Kosovës.