Policia e Kosovës pritet të blejë kamera të trupit për në terren

Policia e Kosovës ka shpallur tender për furnizim me kamera të trupit për pjestarët e saj në terren, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas njoftimit të publikuar në e-prokurimi, për këtë qëllim pritet të shpenzohen 18,480 euro.

Kohëzgjatja e kësaj kontrate është për dy vjet. Përmes këtij tenderi, Policia planifikon të të furnizohet me 30 copë kamera të trupit dhe 40 copë SD CARD.

Për këtë aktivitet të prokurimit do të përdoret procedurë e hapur e prokurimi me kriter për dhënie të kontratës – çmimi më i ulët.

Data 24 gusht 2022 është caktuar edhe afati deri kur mund të ofertojnë kompanitë e interesuara për këtë aktivitet të prokurimit.

Vendosja e pajisjeve të kamerave të trupit për punonjësit policor, do të mundësojë një qasje më profesionale, ngritje të transparencës dhe menaxhim më efikas.

Leave a Comment

Your email address will not be published.