“Ne po synojmë që të promovojmë inovacionin dhe aktivitetet hulumtuese tek bizneset e Kosovës dhe këtu u japim përparësi specifike partneriteteve mes bizneseve dhe universiteteve për hulumtime aplikative. Partneritetet e tilla janë në ngritje e sipër në nivel global dhe ka disa storie të njohura suksesi…”, ka thënë Benjamin Cornliz nga GIZ-i
Prezantimi i skemës së granteve për partneritetet në hulumtime aplikative mes universiteteve dhe bizneseve është realizuar të enjten në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren. Diplomatët evropianë sikurse edhe zyrtarët e lartë qeveritarë i kanë bërë thirrje komunitetit të biznesit dhe të akademisë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi bashkëpunimi për të gjetur zgjidhje inovative për sfidat aktuale.
Përfaqësues ndërkombëtarë u bënë thirrje bizneseve që të bashkëpunojnë me akademinë, me synim hulumtimin, informon Koha.net.
“Ne po synojmë që të promovojmë inovacionin dhe aktivitetet hulumtuese tek bizneset e Kosovës dhe këtu u japim përparësi specifike partneriteteve mes bizneseve dhe universiteteve për hulumtime aplikative. Partneritetet e tilla janë në ngritje e sipër në nivel global dhe ka disa storie të njohura suksesi…”, ka thënë Benjamin Cornliz nga GIZ-i.
“Unë do të inkurajoja veçanërisht komunitetin e biznesit në Kosovë që ta shfrytëzojë këtë mundësi për të vendosur nivel më të thellë të besimit, vetëbesimit dhe përvojës përmes projekteve të përbashkëta të hulumtimit, zhvillimit dhe inovacionit me Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë, dhe bashkërisht të përballen me problemet praktike dhe të gjejnë zgjidhje”, ka deklaruar Anna Carin Platon, nga zyra e BE-së në Kosovë.
Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka theksuar se ekonomia tradicionale po pëson ndryshime radikale dhe se për t’i ndjekur ato duhet bashkëpunim më i afërt ndërmjet hisedarëve të ndryshëm.
“Programet si kjo janë të një rëndësie të veçantë për të sjellë një sinergji dhe një bashkëpunim në ekosistemin e inovacionit me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit në mes të sektorit privat, sektorit publik, të akademisë dhe organizatave qeveritare”, është shprehur Arifaj.
Projekti Digital4Business, financohet bashkërisht nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.