“Hakmerret” Irani! Nga Kakavija, Kapshtica dhe Porti i Vlorës tek Rinasi e Policia e Shtetit: hakerat “paralizojnë” Shqipërinë

Irani ka vendosur të “hakmerret” pas dëbimit të trupës diplomatike nga Tirana, duke ndërmarrë një tjetër sulm kibernetik ndaj Shqipërisë, shënjestër e të cilit këtë herë, kanë qenë të gjitha pikat e kalimit kufitar të vendit tonë dhe Policia e Shtetit.

Nga Kakavija, Kapshtica, Porti i Vlorës dhe aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”, hakerat iranianë kanë paralizuar komplet vendin; ndërsa “viktimë” e goditjes kanë mbetur edhe serverat e Policia e Shtetit.

Si pasojë, sistemi nuk ka punuar në të gjitha pikat e kalimit kufitar, duke i kthyer edhe njëherë punonjësit në të shkuarën, pasi të detyruar nga avaria kanë hapur regjistrat për punuar manualisht, me qëllim shmangien e radhëve të gjata.

Sulmi kibernetik në pikat e kalimit kufitar të gjithë vendit, mes tyre në Rinas, Kakavijë, e Kapshticë ka futur doganat në kaos.

Pkat e kalimit janë detyruar që të hapin regjistrat duke punuar manualisht, me qëllim shmangien e radhëve të gjata. Për sulmin, kryeministri Rama akuzoi sërish Iranin.

Por rënia e sistemit TIMS ka ngritur alarmin në policinë e shtetit. Ky moment mund të shfrytëzohet nga kriminelët për të kaluar lehtësisht kufirin.

Vetëm një regjistër me laps nuk do ta ndalojë dot personin e kërkuar.

Ky është një shteg i mirë për trafikantët e drogës, apo kriminelë të tjerë për t’u arratisur në hyrje apo dalje, pasi kontrolli nuk do të kalojë nëpër filtrat e dyshimit dhe riskut, të “magazinës” së emrave e të dhënave që janë në sistem.

Kufijtë shqiptarë presupozohet se janë të padepërtueshëm për krimin kur sistemi TIMS funksionon.

Nëse personi është në kërkim, apo i dënuar, menjëherë kjo pasqyrohet në sistem dhe policia kufitare operon menjëherë. Por nga mbrëmë kufiri është lehtësisht i kalueshëm.

Leave a Comment

Your email address will not be published.