Sot janë mbushur 21 vjet nga sulmet më të mëdha terroriste në historinë moderne që ndodhën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Ku, Rotary Club Peja gjatë ditës së sotme ka inauguruar Memoralin “11 Shtatori” në Pejë.
Lidhur me këtë kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka ndarë disa fotografi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.
Ky Memorial përfshinë në vete një pjesë autentike të metalit nga Kullat Binjake në New York.
Ceremonia e inaugurimit me pjesëmarrje të Ambasadës Amerikane dhe miqve të shumtë nga SHBA dhe Evropa është mbajtur në Pejë në rrugën “Mbreti Pirro”.